DTV MEDIA
  • Ballina
  • Lajme
  • Sport
  • Showbiz
  • Botë
  • Opinione
  • TV
  • Konkurs
  • Zgjedhjet2025
No Result
View All Result
DTV MEDIA
  • Ballina
  • Lajme
  • Sport
  • Showbiz
  • Botë
  • Opinione
  • TV
  • Konkurs
  • Zgjedhjet2025
No Result
View All Result
DTV MEDIA
No Result
View All Result

100 euro një varëse rrobash – Ministria e Ekonomisë lidh kontratë me “Mobelland”, përfituese e rregullt e tenderëve të pushtetit

30 Shtator 2026
A A
100 euro një varëse rrobash – Ministria e Ekonomisë lidh kontratë me “Mobelland”, përfituese e rregullt e tenderëve të pushtetit
Share on Facebook

Një varëse rrobash e blerë nga Ministria e Ekonomisë për 100 euro copa është vetëm njëri nga artikujt e kontratës 14,820-euroshe me “Mobelland”, kompani që në vitet e fundit ka marrë dhjetëra kontrata publike për furnizim me inventar.

Sipas dokumenteve të kontratës “Furnizim me inventar për nevojat e ME-së”. Ministria e Ekonomisë ka nënshkruar marrëveshje në vlerë totale prej 14,820.00 euro me operatorin ekonomik “Mobelland” SH.P.K. nga Suhareka.

Kontrata është nënshkruar më 24 gusht 2026 dhe përfshin disa lloje të inventarit, ndërsa një nga pozicionet që tërheq vëmendjen është ai për varëset e rrobave.

Varëse rrobash me çmim astronomik
Në pozicionin numër 9 të kontratës figuron artikulli “Varëse rrobash me grep të mbyllur”.

Për këtë produkt janë porositur 30 copë, ndërsa çmimi i një njësie, pa TVSH, është përcaktuar në 84.75 euro.

Me TVSH, çmimi për një varëse arrin në 100 euro.

Kështu, vetëm për 30 varëse rrobash, Ministria e Ekonomisë do të paguajë gjithsej 3,000 euro, shkruan Insajderi.

Sipas specifikimit teknik të tenderit, bëhet fjalë për varëse me dizajn të mbyllur, me unazë metalike të integruar, të cilat nuk mund të hiqen nga shufra pa çmontim. Ato parashihet të jenë të përbëra nga plastikë e fortë ose dru me strukturë çeliku.

Përveç këtyre, në kontratë figuron edhe pozicioni numër 6, “Varëse statike”, ku janë porositur 10 copë me çmim prej 30 eurosh për njësi, apo 300 euro në total.

Produkti i kërkuar në dosje të tenderit:

Çmimet e tjera në kontratë

Në listën e furnizimit janë edhe 50 karrige rrotulluese ergonomike, me çmim prej 100 eurosh për copë, apo 5,000 euro në total.

Janë paraparë edhe 15 tavolina pune me sirtarë, me çmim prej 120 eurosh për njësi, që në total kushtojnë 1,800 euro.

Për 100 metra katrorë perde është përcaktuar çmimi prej 20 eurosh për metër katror, apo 2,000 euro gjithsej.

Ndërkaq, një tavolinë për sallën e takimeve, e paraparë për 25 persona, është kontraktuar me çmim prej 500 eurosh.

Afati për dorëzimin e inventarit është caktuar 45 ditë nga lëshimi i urdhër-blerjes.

“Mobelland”, përfituese e një numri të madh të kontratave publike

Kjo nuk është kontrata e vetme publike e “Mobelland” për furnizim me inventar.

Sipas të dhënave të platformës së Prokurimit Publik, kompania është përfshirë në një numër të konsiderueshëm të kontratave me institucione të ndryshme publike.

Vetëm gjatë fundit të vitit 2025 dhe gjysmës së dytë të vitit 2026, sipas të dhënave të e-Prokurimit, “Mobelland” ka përfituar mbi 18 kontrata publike.

Në mesin e institucioneve që kanë lidhur kontrata me këtë kompani është edhe Policia e Kosovës.

Më 15 prill 2026, Policia kishte lidhur kontratë në vlerë prej 225 mijë euro për prodhimin dhe furnizimin me rafte industriale metalike të lëvizshme, të destinuara për arkivat dhe objektet e Policisë së Kosovës.

Edhe Ministria e Drejtësisë ka kontraktuar “Mobelland”, në një marrëveshje në vlerë prej 107 mijë euro, për furnizim me inventar për ministrinë dhe njësitë e saj.

Kontrata me këtë kompani janë dhënë edhe nga institucione të tjera publike, përfshirë Zyrën e Kryeministrit.

Skandali me Komunën e Gjilanit

“Mobelland” kishte fituar edhe një nga lotet e një tenderi të zhvilluar nga Agjencia Qendrore e Prokurimit, me vlerë të përgjithshme mbi 6 milionë euro, për furnizim me inventar zyrtar dhe shkollor.

Tenderi ishte ndarë në tri lote, ndërsa njëri prej tyre më pas ishte anuluar.

Lotin 1 e kishte fituar “Mobelland” me ofertë në vlerë prej 627,719 eurosh.

Në një rast tjetër, gjatë kontrollit të furnizimit me inventar në Komunën e Gjilanit, Zyra Kombëtare e Auditimit kishte evidentuar probleme në lidhje me pagesat dhe furnizimin.

Sipas gjetjes së ZKA-së për vitin 2023, ishte bërë pagesë për inventar në vlerë prej rreth 83 mijë eurosh, por gjatë ekzaminimit fizik auditorët nuk e kishin gjetur inventarin për të cilin ishte paguar.

Faturat, sipas ZKA-së, ishin nënshkruar nga tre zyrtarë të caktuar si komision për pranimin e inventarit.

Komisioni kishte deklaruar se faturat ishin nënshkruar me kërkesë të menaxhmentit vetëm për t’u ekzekutuar pagesa dhe se anëtarët e tij nuk kishin pasur informacion lidhur me inventarin.

“Gjatë ekzaminimit fizik ne nuk e gjetëm inventarin i cili ishte paguar”, kishte konstatuar ZKA-ja.

Auditorët kishin kërkuar sqarime nga drejtoresha e QKMF-së, komisioni për pranimin e inventarit dhe menaxheri i projektit, por sipas raportit, nuk ishte ofruar informacion se ku ndodhej inventari i paguar.

DTV MEDIA

Televizioni DTV është një medium i pavarur që shtrihet në gjithë territorin e Kosovës, përmes platformave kabllore televizive, si dhe në Evropë, Amerikë dhe vendet e tjera të Botës përmes IPTV-ve.
Lëxo më shumë

KATEGORITË

  • Botë (1 739)
  • Konkurs (3)
  • Lajme (28 123)
  • Opinione (57)
  • Showbiz (197)
  • Sport (462)
  • TV (102)
  • Zgjedhjet 2025 (1 095)
  • Rreth nesh
  • Reklama
  • Privatësia dhe Politika
  • Contact

DTV MEDIA © 2025 Të gjithat e drejtat e rezervuara. | Developed by: Nestcheap.com

No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
  • Sport
  • Showbiz
  • Botë
  • Opinione
  • TV
  • Konkurs
  • Zgjedhjet

DTV MEDIA © 2025 Të gjithat e drejtat e rezervuara. | Developed by: Nestcheap.com