DTV MEDIA
  • Ballina
  • Lajme
  • Sport
  • Showbiz
  • Botë
  • Opinione
  • TV
  • Mish Mash
  • Konkurs
  • Zgjedhjet2025
No Result
View All Result
DTV MEDIA
  • Ballina
  • Lajme
  • Sport
  • Showbiz
  • Botë
  • Opinione
  • TV
  • Mish Mash
  • Konkurs
  • Zgjedhjet2025
No Result
View All Result
DTV MEDIA
No Result
View All Result

100 mijë eurot për OJQ-në e gazetarit që intervistoi Kurtin, kolegu: Në RTK duhen 15 vjet për me i marrë, dikush i merr veç me 1 intervistë

10 Korrik 2025
A A
100 mijë eurot për OJQ-në e gazetarit që intervistoi Kurtin, kolegu: Në RTK duhen 15 vjet për me i marrë, dikush i merr veç me 1 intervistë
Share on FacebookShare on Twitter

Gazetari i RTK-së, i cili është edhe autor i emisionit “Arkivi”, Fisnik Durguti, ka reaguar pasi një Organizatë Joqeveritare ku themelues është edhe gazetari dhe kolegu i tij nga RTK, Blerim Haxhiaj, është shpërblyer me 100 mijë euro nga shteti i Kosovës, për tri vitet e ardhshme.

Durguti ka thënë se nëse punon në RTK, të duhen rreth 15 vjet, për të marrë 100 mijë euro, ndërsa thotë se dikush i mori vetëm me një intervistë.

“Deri sa shumicës së punëtorëve të RTK-së, afërsisht i duhen 15 vjet me i marr 100 mijë euro, dikush i merr veq me një intervistë.Urime, gëzuar, përhajr… i keni fituar 100 mijë euro nga shteti”, ka shkruar Durguti.

Ka qenë gazetari kosovar, Lirim Mehmetaj, i cili sot ka publikuar dokumentin ku OJQ e themeluar edhe nga Blerim Haxhiaj do të fitojë 100 mijë euro brenda tri viteve.

Haxhiaj ka qenë në qendër të vëmendjes ditë më parë pas një interviste që kishte realizuar me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti, intervistë e cila ishte cilësuar si “e butë”.

Pas kësaj interviste, gazetari Haxhiaj ishte parë edhe në shoqërinë e zëdhënsit të Lëvizjes Vetëvendosje, Arlind Manxhuka.

KATEGORITË

  • Botë (1 081)
  • Drejtësi (1)
  • Ekonomi (3)
  • Konkurs (2)
  • Lajme (10 522)
  • Mish Mash (1)
  • Mish Mash (1)
  • Opinione (10)
  • rajon (2)
  • Showbiz (66)
  • Sport (133)
  • TV (55)
  • Vendore (80)
  • Zgjedhjet 2025 (436)
  • Rreth nesh
  • Reklama
  • Privatësia dhe Politika
  • Contact

DTV MEDIA © 2025 Të gjithat e drejtat e rezervuara. | Developed by: Nestcheap.com

No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
  • Sport
  • Showbiz
  • Botë
  • Opinione
  • TV
  • Mish Mash
  • Konkurs
  • Zgjedhjet

DTV MEDIA © 2025 Të gjithat e drejtat e rezervuara. | Developed by: Nestcheap.com