Njohësi i çështjeve ekonomike, Shenoll Muharremi, ka publikuar të dhënat e importit nga Dogana e Kosovës nga muaji janar deri në qershor të këtij viti.
Ai bëri të ditur se gjatë këtyre muajve, ka pasur importe në rritje prej 118% në krahasim me periudhën e njëjtë në vitin 2024.
“Gjithsejt importe janar-qershor 110,526,146.01 EUR një rritje prej 118.30% krahasuar me periudhën e njejtë të vitit të kaluar”, ka bërë të ditur ai.