DTV MEDIA
  • Ballina
  • Lajme
  • Sport
  • Showbiz
  • Botë
  • Opinione
  • TV
  • Mish Mash
  • Konkurs
  • Zgjedhjet2025
No Result
View All Result
DTV MEDIA
  • Ballina
  • Lajme
  • Sport
  • Showbiz
  • Botë
  • Opinione
  • TV
  • Mish Mash
  • Konkurs
  • Zgjedhjet2025
No Result
View All Result
DTV MEDIA
No Result
View All Result

12 ditë fushatë – KQZ miraton afatet kohore për zgjedhjet e parakohshme parlamentare të 28 dhjetorit

21 Nëntor 2025
A A
12 ditë fushatë – KQZ miraton afatet kohore për zgjedhjet e parakohshme parlamentare të 28 dhjetorit
Share on FacebookShare on Twitter

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka mbajtur sot mbledhjen e 81-të të këtij viti, të kryesuar nga kryesuesi Kreshnik Radoniqi. Në këtë mbledhje, KQZ ka miratuar afatet kohore të aktiviteteve për zgjedhjet e parakohshme për Kuvendin e Kosovës, të cilat do të zhvillohen më 28 dhjetor 2025.

Sipas vendimit, procesi zgjedhor do të zhvillohet sipas këtyre afateve kryesore:

Vendimi për kufizimin e shpenzimeve të fushatës: deri më 24 nëntor 2025.

Deklarimi i partive politike për mos-pjesëmarrje në zgjedhje: 24–30 nëntor 2025.

Deklarimi për pjesëmarrje përmes koalicioneve: 24–30 nëntor 2025.

Aplikimi për certifikim të subjekteve politike: 24–30 nëntor 2025.

Dorëzimi i listave të kandidatëve: 24 nëntor – 7 dhjetor 2025.

Tërheqja e shortit për renditjen në fletëvotim: 8 dhjetor 2025.

Emërimi i Komisioneve Komunale të Zgjedhjeve: 26 nëntor 2025.

Publikimi i listës së Qendrave të Votimit: 25 nëntor 2025.

Miratimi dhe publikimi i Qendrave Komunale të Numërimit: 25 nëntor 2025.

Ndërrimi i Qendrës së Votimit: 26 nëntor – 6 dhjetor 2025.

Kundërshtimet dhe konfirmimet për listën votuese: 26 nëntor – 6 dhjetor 2025.

Regjistrimi i votuesve jashtë Kosovës: 26 nëntor – 6 dhjetor 2025.

Certifikimi i listës votuese brenda dhe jashtë vendit: 10 dhjetor 2025.

Votimi përmes postës: 12–27 dhjetor 2025.

Fushata zgjedhore për subjektet e certifikuara: 17 dhjetor – 28 dhjetor 2025, ora 06:59.

Regjistrimi i votuesve me nevoja të veçanta: 11–21 dhjetor 2025.

Emërimi i Këshillave të Vendvotimeve në Kosovë dhe në përfaqësitë diplomatike: deri më 16 dhjetor 2025.

Aplikimi për akreditimin e vëzhguesve: 5–20 dhjetor 2025.

KQZ theksoi se të gjitha procedurat do të ndiqen sipas ligjit dhe se institucionet zgjedhore tashmë kanë filluar përgatitjet për organizimin e procesit të 28 dhjetorit.

KATEGORITË

  • Botë (1 177)
  • Drejtësi (1)
  • Ekonomi (5)
  • Konkurs (2)
  • Lajme (14 876)
  • Mish Mash (1)
  • Mish Mash (1)
  • Opinione (13)
  • rajon (4)
  • Showbiz (83)
  • Sport (159)
  • TV (57)
  • Vendore (80)
  • Zgjedhjet 2025 (993)
  • Rreth nesh
  • Reklama
  • Privatësia dhe Politika
  • Contact

DTV MEDIA © 2025 Të gjithat e drejtat e rezervuara. | Developed by:

No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
  • Sport
  • Showbiz
  • Botë
  • Opinione
  • TV
  • Mish Mash
  • Konkurs
  • Zgjedhjet

DTV MEDIA © 2025 Të gjithat e drejtat e rezervuara. | Developed by: