DTV MEDIA
  • Ballina
  • Lajme
  • Sport
  • Showbiz
  • Botë
  • Opinione
  • TV
  • Shpallje
  • Konkurs
  • Zgjedhjet2025
No Result
View All Result
DTV MEDIA
  • Ballina
  • Lajme
  • Sport
  • Showbiz
  • Botë
  • Opinione
  • TV
  • Shpallje
  • Konkurs
  • Zgjedhjet2025
No Result
View All Result
DTV MEDIA
No Result
View All Result

16 subjekte, dy prej tyre koalicione konfirmojnë pjesëmarrjen deri tash për zgjedhjet e 28 dhjetorit

30 Nëntor 2025
A A
Zgjedhjet e 9 shkurtit, KQZ-ja me njoftim për regjistrimin e votuesve me nevoja të veçanta
Share on FacebookShare on Twitter

Deri më tani, e diel, 30 nëntor 2025, ora 18:00, gjashtëmbëdhjetë subjekte politike kanë plotësuar formularin e certifikimit për pjesëmarrje në zgjedhjet e parakohshme për Kuvendin e Kosovës, i cili është i ngjashëm me formularin e proceseve të kaluara zgjedhore.

Zëdhënësi i KQZ-së, Valmir Elezi, tha për KP se dy prej tyre janë koalicione: Koalicioni “PAI – PDAK – LPB”, i përbërë nga tri parti politike: Partia e Ashkalinjëve për Integrim (PAI), Partia Demokratike e Ashkalinjve të Kosovës (PDAK) dhe Lëvizja për Bashkëveprim (LPB)”; dhe Koalicioni “Koalicija VAKAT”, i përbërë nga tri parti politike: Demokratska Stranka Boshnjaka (DSB), Boshnjaçka Stranka Kosova (BSK) dhe Demokratska Stranka Vatan (DSV).

Partitë politike që kanë konfirmuar pjesëmarrjen në zgjedhje janë LDK, PDK, Kosovaki Nevi Romani Partia, Jedinstvena Goranska Partija, Za Slobodu Pravdu i Opstanak, KDTP, Partia Liberale Egjiptiane, Partia Rome e Bashkuar e Kosovës, Socialdemokratska Unija – SDU, Lista Serbe Iniciativa e Re Demokratike e Kosovës, Fjala, Nova Demokratska Stranka – NDS, Lëvizja Përparimtare e Romëve të Kosovës (LPRK).

Po ashtu, më 30 nëntor përfundon afati edhe për partitë politike që ta njoftojnë KQZ-në, respektivisht Zyrën, se nuk duan të certifikohen për pjesëmarrje në zgjedhje. Afati për dorëzimin e listës së kandidatëve të subjekteve politike, 24 nëntor – 7 dhjetor.

Deri më 7 dhjetor 2025, subjektet politike, partitë politike, koalicionet, nismat qytetareve dhe kandidatët e pavarur, që aplikojnë për certifikim, duhet të dorëzojnë përmes platformës listën e tyre me emrat e kandidatëve për deputetë të zgjedhjeve të parakohshme për Kuvendin e Kosovës.

Kujtojmë, sonte në ora 23:59 përfundojnë afatet për subjektet politike lidhur me zgjedhjet e parakohshme për Kuvendin e Kosovës që mbahen më 28 dhjetor 2025.

DTV MEDIA

Televizioni DTV është një medium i pavarur që shtrihet në gjithë territorin e Kosovës, përmes platformave kabllore televizive, si dhe në Evropë, Amerikë dhe vendet e tjera të Botës përmes IPTV-ve.
Lëxo më shumë

KATEGORITË

  • Botë (1 435)
  • Konkurs (2)
  • Lajme (18 948)
  • Mish Mash (1)
  • Opinione (27)
  • Showbiz (130)
  • Shpallje (1)
  • Sport (245)
  • TV (57)
  • Zgjedhjet 2025 (1 095)
  • Rreth nesh
  • Reklama
  • Privatësia dhe Politika
  • Contact

DTV MEDIA © 2025 Të gjithat e drejtat e rezervuara. | Developed by: Nestcheap.com

No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
  • Sport
  • Showbiz
  • Botë
  • Opinione
  • TV
  • Shpallje
  • Konkurs
  • Zgjedhjet

DTV MEDIA © 2025 Të gjithat e drejtat e rezervuara. | Developed by: Nestcheap.com