DTV MEDIA
  • Ballina
  • Lajme
  • Sport
  • Showbiz
  • Botë
  • Opinione
  • TV
  • Mish Mash
  • Konkurs
  • Zgjedhjet2025
No Result
View All Result
DTV MEDIA
  • Ballina
  • Lajme
  • Sport
  • Showbiz
  • Botë
  • Opinione
  • TV
  • Mish Mash
  • Konkurs
  • Zgjedhjet2025
No Result
View All Result
DTV MEDIA
No Result
View All Result

17 kallëzime penale kundër Albin Kurtit dhe ministrave të tj, Hykmete Bajrami: Konsumuan vepër penale

8 Maj 2025
A A
17 kallëzime penale kundër Albin Kurtit dhe ministrave të tj, Hykmete Bajrami: Konsumuan vepër penale
Share on FacebookShare on Twitter

Shtatëmbëdhjetë kallëzime penale kundrejt Albin Kurtit dhe ish-ministrave të ti i dorëzuan në Prokurorinë Speciale, dy Nënkryetaret e Lidhjes Demokratike të Ksovës, Hykmete Bajrami dhe Doarsa Kica-Xhelili.

Kështu duke sfiduar ligjshmërinë e të gjitha vendimeve të marrë nga Albin Kurti dhe ish-ministrat e tij të cilët nuk kanë dhënë dorëheqje si anëtar të qeverisë në detyrë nga 27 marsi që kur rezultatet zgjedhore u certifikan nga KQZ, duke i certifikuar ata si deputetë.

Kushtetuta e Kosovës e ndalon ushtrmin e dy pushteteve: atë ekzekutiv dhe legjislativ në të njëjtën kohë – njëjtë si edhe Ligji për Qeverinë që e ka miratuar vetë Lëvizja Vetëvendosje, që i detyrn të dorëhiqen edhe si “anëtar të qeverisë në detyrë” me t’u zgjedhur deputet.

“Kemi dorëzuar 17 kallëzime penale kundër ish-Kryeministrit, Albin Kurtit dhe ish-ministrave të tij duke përfshirë ede një ish-zëvendës ministre. Të gjithë këta të zgjedur deputetë dhe të certifikuar”, tha Bajrami me të dalë nga zyret e Prokurorisë Speciale ku deponuan kallëzimet penale.

Bajrami tha se Kurti me ministrat e tij kanë konsumuar vepër penale të sanksionuar në Nenin 141 të Kodit të Procedurës Penale.

“Konsiderojmë se nga 27 marsi këta janë në kundërshtm me Ligjin për Qeverinë, Neni 26, ligj ky i hartuar dhe i miratuar nga votat e dpeutetëve të LVV. Dhe duke qenë se prej datës së certifikimit (…)

dhe ata vazhdojnë të qëndrojnë në zyrat e ministrive dhe marrë vendimet dhe shfrytëzuar resurset e institucioneve të Kosovës që kanë pasoja financiare, këta deputetë kanë konsumuar vepër penale e sanksionuar në Nenin 141 të Kodit të Procedurës Penale”, tha ajo.

Bajrami rikujti se Neni 26 i Ligjit për Qeverinë i detyron ata anëtar, saktësisht të qeverisë në detyrë të dorëhiqen dhe funskionet të barten të zëvendësit e tyre.

“Neni 26 i Ligjir për Qeverinë, anëtari i qeverisë në detyrë në rast se zgjedhet deputet i njëjti duhet të jap dorëheqje një ditë para datës s ëcetrtifikimut, këta kanë thënë se kanë dhënë dirëheqje dhe marrin vendime”, tha ajo.

“Grupi i juristëve i koordinuar nga zonja Xhelili kanë kërkuar qasje në dokumente, ne sot i jem i drejtuar prokurorisë speciale, dhe u takon atyre të kërkojnë qasje në vendime të tjera”.

“Vazhdimi i tyre, shfrytëzimi i resurve, i zyreve dhe veturave zyrtare të gjitha këto janë në kundërshtim me nenin 26 të LP dhe 141 të KPP”, shtoi ajo.

KATEGORITË

  • Botë (1 081)
  • Drejtësi (1)
  • Ekonomi (3)
  • Konkurs (2)
  • Lajme (10 557)
  • Mish Mash (1)
  • Mish Mash (1)
  • Opinione (10)
  • rajon (2)
  • Showbiz (66)
  • Sport (133)
  • TV (55)
  • Vendore (80)
  • Zgjedhjet 2025 (436)
  • Rreth nesh
  • Reklama
  • Privatësia dhe Politika
  • Contact

DTV MEDIA © 2025 Të gjithat e drejtat e rezervuara. | Developed by: Nestcheap.com

No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
  • Sport
  • Showbiz
  • Botë
  • Opinione
  • TV
  • Mish Mash
  • Konkurs
  • Zgjedhjet

DTV MEDIA © 2025 Të gjithat e drejtat e rezervuara. | Developed by: Nestcheap.com