DTV MEDIA
  • Ballina
  • Lajme
  • Sport
  • Showbiz
  • Botë
  • Opinione
  • TV
  • Mish Mash
  • Konkurs
  • Zgjedhjet2025
No Result
View All Result
DTV MEDIA
  • Ballina
  • Lajme
  • Sport
  • Showbiz
  • Botë
  • Opinione
  • TV
  • Mish Mash
  • Konkurs
  • Zgjedhjet2025
No Result
View All Result
DTV MEDIA
No Result
View All Result

17 vjet shtet, Osmani: Liria jonë s’ishte e dhuruar, ajo u fitua me gjakun e bijve dhe bijave të këtij vendi

17 Shkurt 2025
A A
17 vjet shtet, Osmani: Liria jonë s’ishte e dhuruar, ajo u fitua me gjakun e bijve dhe bijave të këtij vendi
Share on FacebookShare on Twitter

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka uruar sërish qytetarët me rastin e 17-vjetorit të Pavarësisë së Kosovës, në pritjen shtetërore të organizuar nga ajo, kryekuvendari dhe kryeministri.

Ajo tha se 17 shkurti i vitit 2008 ndryshoi fatin e Kosovës përgjithmonë dhe theksoi se kjo ditë tashmë shënohet si dita më domethënëse në historinë e shtetit tonë.

“Para 17 viteve, populli i Kosovës realizoi një ëndërr shekullore të brezave të tërë. Një amanet që e mbajmë me përkushtim çdo ditë. Sot në çdo rrugë dhe çdo shesh, në çdo shtëpi dhe familje, triumfon dashuria për Kosovën. Kjo dashuri na mban të fortë”.

“Para 17 vjetësh në këtë tokë të bekuar, Kosova i tha gjithë botës se do të jetë përherë e lirë, e pavarur dhe sovrane. Liria jonë s’ishte e dhuruar, ajo u fitua me gjakun e bijve dhe bijave, trimave guximtar të këtij vendi. Kujtimi për secilin dëshmor të UÇK-së e secilin martir të lirisë është përjetësisht i gdhendur në themelet e Republikës sonë”, u shpreh e para e vendit.

Presidentja si gjithmonë, nuk harroi të flasë edhe për aleatët të cilët i qëndruan pranë Kosovës.

“Le ta mbajmë lart flamurin dhe le ta dëshmojmë para botës se Kosova është do të mbetet histori suksesi, dritë shprese dhe forcë e pathyeshme. Lavdi atyre që dhanë gjithçka për këtë ditë, populli i saj dhe aleatët tonë”.

Poashtu, Osmani ka falënderuar edhe fëmijët që erdhën nga katër komunat e veriut të Kosovës.

“Ata erdhën nga fshatrat më të thella në veri të Kosovës. Kënduan këtu himnin e Republikës së Kosovës”, u shpreh presidentja.

KATEGORITË

  • Botë (1 148)
  • Drejtësi (1)
  • Ekonomi (4)
  • Konkurs (2)
  • Lajme (13 697)
  • Mish Mash (1)
  • Mish Mash (1)
  • Opinione (11)
  • rajon (4)
  • Showbiz (69)
  • Sport (139)
  • TV (56)
  • Vendore (80)
  • Zgjedhjet 2025 (902)
  • Rreth nesh
  • Reklama
  • Privatësia dhe Politika
  • Contact

DTV MEDIA © 2025 Të gjithat e drejtat e rezervuara. | Developed by: Nestcheap.com

No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
  • Sport
  • Showbiz
  • Botë
  • Opinione
  • TV
  • Mish Mash
  • Konkurs
  • Zgjedhjet

DTV MEDIA © 2025 Të gjithat e drejtat e rezervuara. | Developed by: Nestcheap.com