DTV MEDIA
  • Ballina
  • Lajme
  • Sport
  • Showbiz
  • Botë
  • Opinione
  • TV
  • Konkurs
  • Zgjedhjet2025
No Result
View All Result
DTV MEDIA
  • Ballina
  • Lajme
  • Sport
  • Showbiz
  • Botë
  • Opinione
  • TV
  • Konkurs
  • Zgjedhjet2025
No Result
View All Result
DTV MEDIA
No Result
View All Result

2 euro për ata që hyjnë në qendër – çka parasheh Rregullorja që pritet të votohet të premten në Prishtinë?

24 Shtator 2026
A A
Taksë 1 ose 2 euro për veturat që hyjnë gjatë ditës në Prishtinë, Rama tregon për çfarë do të përdoren paratë
Share on Facebook

Kuvendi Komunal i Prishtinës pritet të mblidhet të premten në seancën e rregullt, ku në rendin e ditës është edhe shqyrtimi i plotësim-ndryshimit të Rregullores për Tarifa të kryeqytetit.

Në kuadër të kësaj rregulloreje parashihet vendosja e një tarife prej 2 eurosh në ditë për veturat që hyjnë në zonën e propozuar si “Zonë e kufizuar e lëvizjes”, në pjesën qendrore të Prishtinës.

Zona e propozuar përfshin rrugët “Fehmi Lladrovci”, “Xhevë Lladrovci”, “Afrim Zhitia”, “Agim Ramadani”, “Ilir Konushevci”, “Hekurudha”, “Sami Plakolli”, “Zagrebi”, “Tirana”, “Jusuf Gërvalla” dhe “5 Maji”.

Sipas propozimit, tarifa do të aplikohet për secilën veturë që hyn në këtë zonë dhe do të jetë 2 euro për një ditë.

Në të njëjtën rregullore janë bërë edhe ndryshime të tjera. Pas ankesave, nga drafti është larguar tarifa prej 10 eurosh që ishte propozuar për veturat që hyjnë në kryeqytet nga komunat e tjera.

Po ashtu, janë ulur disa prej taksave për biznese, përfshirë ato për avokatë dhe barnatore.

Vendimi përfundimtar për ndryshimet e Rregullores për Tarifa pritet të merret pas shqyrtimit dhe votimit në seancën e Kuvendit Komunal të Prishtinës.

 

DTV MEDIA

Televizioni DTV është një medium i pavarur që shtrihet në gjithë territorin e Kosovës, përmes platformave kabllore televizive, si dhe në Evropë, Amerikë dhe vendet e tjera të Botës përmes IPTV-ve.
Lëxo më shumë

KATEGORITË

  • Botë (1 736)
  • Konkurs (3)
  • Lajme (27 757)
  • Opinione (56)
  • Showbiz (191)
  • Sport (449)
  • TV (94)
  • Zgjedhjet 2025 (1 095)
  • Rreth nesh
  • Reklama
  • Privatësia dhe Politika
  • Contact

DTV MEDIA © 2025 Të gjithat e drejtat e rezervuara. | Developed by: Nestcheap.com

No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
  • Sport
  • Showbiz
  • Botë
  • Opinione
  • TV
  • Konkurs
  • Zgjedhjet

DTV MEDIA © 2025 Të gjithat e drejtat e rezervuara. | Developed by: Nestcheap.com