DTV MEDIA
  • Ballina
  • Lajme
  • Sport
  • Showbiz
  • Botë
  • Opinione
  • TV
  • Konkurs
  • Zgjedhjet2025
No Result
View All Result
DTV MEDIA
  • Ballina
  • Lajme
  • Sport
  • Showbiz
  • Botë
  • Opinione
  • TV
  • Konkurs
  • Zgjedhjet2025
No Result
View All Result
DTV MEDIA
No Result
View All Result

20% kamatë mujore, 56 mijë euro të paguara – arrestohen dy persona në flagrancë për fajde në Prizren

30 Shtator 2026
A A
Share on Facebook

Prokuroria Themelore në Prizren njofton opinionin publik se ka kërkuar nga Gjykata Themelore në Prizren, caktimin e masës së paraburgimit në afat prej 30 ditësh, ndaj të pandehurit V.H., për kryerjen e veprave penale “Fajdeja” nga neni 331, “Detyrimi” nga neni 328 si dhe “Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve” nga neni 366 të KPRK-së, dhe për te pandehurin tjetër D.E., për shkak të veprës penale “Fajdeja” në ndihmë nga neni 331 lidhur me nenin 33 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës (KPRK).

Sipas dyshimeve të bazuara që rezultojnë nga hetimet e zhvilluara, i pandehuri V.H., gjatë periudhës nga viti 2025 deri më 29 shtator 2026, në Prizren, duke shfrytëzuar gjendjen e rëndë financiare dhe personale të të dëmtuarit, dyshohet se i ka dhënë shuma të ndryshme parash me kamata mujore në përqindje të larta, duke përfituar shuma dukshëm joproporcionale në raport me paratë e dhëna.

Sipas hetimeve, i dëmtuari ka marrë të holla me kamatë mujore prej 20%. Nga hetimet rezulton se vetëm në emër të kamatave dhe kamatëvonesave, pa llogaritur borxhin bazë, i dëmtuari ka paguar shuma të konsiderueshme, dhe atë shumën në total prej 56,200 euro.

Në kuadër të veprimeve hetimore, më 29 shtator 2026, pas takimit të të pandehurve me të dëmtuarin në një lokal në fshatin Krushë e Madhe, të njëjtit kanë hyrë në një automjet, ku i dëmtuari i ka dorëzuar të pandehurit shumën prej 15,000 euro, në emër të kamatave. Në atë moment kanë ndërhyrë zyrtarët policorë dhe dy të pandehurit janë arrestuar në flagrancë.

Po ashtu, sipas dyshimeve të Prokurorisë, në vazhdimësi i pandehuri V.H., ka ushtruar presion dhe kanosje ndaj të dëmtuarit, duke i kërkuar pagesën e shumave të konsiderueshme në emër të kamatave dhe borxhit, duke i shkaktuar atij frikë, ankth, pasiguri dhe shqetësim për jetën e tij.

Ndërkaq, i pandehuri D.E., dyshohet se ka ndihmuar në kryerjen e veprës penale “Fajdeja”, duke pranuar në emër të tij pagesa të kamatave të bëra nga i dëmtuari përmes një institucioni mikrofinanciar, të cilat më pas dyshohet se ia ka dorëzuar të pandehurit V.H.

Gjatë zbatimit të urdhrit të kontrollit në shtëpinë e të pandehurit V.H., zyrtarët policorë kanë gjetur dhe sekuestruar një pushkë me dylbi, për të cilën i pandehuri nuk posedonte leje valide nga organi kompetent.

Prokuroria Themelore në Prizren mbetet e përkushtuar në luftimin e veprave penale kundër pasurisë, si dhe të gjitha formave të presionit, kanosjes dhe përfitimit të kundërligjshëm, dhe do të vazhdojë ndërmarrjen e veprimeve të nevojshme ligjore për zbardhjen e plotë të rastit.

DTV MEDIA

Televizioni DTV është një medium i pavarur që shtrihet në gjithë territorin e Kosovës, përmes platformave kabllore televizive, si dhe në Evropë, Amerikë dhe vendet e tjera të Botës përmes IPTV-ve.
Lëxo më shumë

KATEGORITË

  • Botë (1 739)
  • Konkurs (3)
  • Lajme (28 126)
  • Opinione (57)
  • Showbiz (197)
  • Sport (463)
  • TV (102)
  • Zgjedhjet 2025 (1 095)
  • Rreth nesh
  • Reklama
  • Privatësia dhe Politika
  • Contact

DTV MEDIA © 2025 Të gjithat e drejtat e rezervuara. | Developed by: Nestcheap.com

No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
  • Sport
  • Showbiz
  • Botë
  • Opinione
  • TV
  • Konkurs
  • Zgjedhjet

DTV MEDIA © 2025 Të gjithat e drejtat e rezervuara. | Developed by: Nestcheap.com