DTV MEDIA
  • Ballina
  • Lajme
  • Sport
  • Showbiz
  • Botë
  • Opinione
  • TV
  • Shpallje
  • Konkurs
  • Zgjedhjet2025
No Result
View All Result
DTV MEDIA
  • Ballina
  • Lajme
  • Sport
  • Showbiz
  • Botë
  • Opinione
  • TV
  • Shpallje
  • Konkurs
  • Zgjedhjet2025
No Result
View All Result
DTV MEDIA
No Result
View All Result

25-vjeçari për të cilin u mblodhën 50 mijë euro për shërim, tenton ta vrasë me sëpatë prindin

6 Shkurt 2026
A A
25-vjeçari për të cilin u mblodhën 50 mijë euro për shërim, tenton ta vrasë me sëpatë prindin
Share on FacebookShare on Twitter
Gati katër vjet pas përballjes me një sëmundje të rëndë, për shërimin e së cilës u mblodhën 50 mijë euro, 25-vjeçari nga fshati Isniq i Deçanit, Kanun Musshabanaj është rikthyer sërish në vëmendje publike – këtë herë për një ngjarje të rëndë kriminale. Të enjten, mediat raportuan se Musshabanaj u arrestua për tentim-vrasjen e babait të tij. 25-vjeçari dyshohet se e goditi me sëpatë babain e tij, veteranin e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Agim Musshabanajn.
Agim Musshabanaj, veteran i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës
I ati u dërgua me urgjencë në spital, ndërsa autoritetet njoftuan të enjten se ai ndodhet jashtë rrezikut për jetë. Djali është ndaluar me urdhër të prokurorit të shtetit. Në prill të vitit 2022, para afër katër vitesh, emri i Kanun Musshabanajt ishte përmendur gjerësisht në publik, por për arsye krejt të tjera. Asokohe, rasti i të riut nga Isniqi i Deçanit kishte ngjallur dhembshuri, pasi familja kishte kërkuar ndihmë financiare për shërimin e një sëmundjeje të rëndë me të cilin ai ballafaqohej. Nevojiteshin 50 mijë euro për shërim jashtë vendit. Kërkesa kishte mobilizuar qytetarë brenda e jashtë vendit, shoqata bamirësie e institucione.
30 mijë euro ishin mbledhur që në javën e parë të aksionit, njoftonte më 8 prill, 2022, kryetari i Komunës së Deçanit Bashkim Ramosaj. Ramosaj njoftonte se një fondacion me emrin “Dhuro edhe ti”, në bashkëpunim me Komunën e Deçanit, kishte arritur të mblidhte shumën prej 12 mijë eurove. Të tjerat ishin grumbulluar nga aksione në qytetin e Deçanit, ndihmat nga individë brenda e jashtë vendit, si dhe nga shpalljet në rrjet nga shoqata të tjera bamirësie. Shuma e plotë e mjeteve të kërkuar ishte mbledhur brenda pak ditësh. Musshabanaj besohet se ishte shëruar pas trajtimit në institucionet spitale jashtë vendit.  
DTV MEDIA

Televizioni DTV është një medium i pavarur që shtrihet në gjithë territorin e Kosovës, përmes platformave kabllore televizive, si dhe në Evropë, Amerikë dhe vendet e tjera të Botës përmes IPTV-ve.
Lëxo më shumë

KATEGORITË

  • Botë (1 492)
  • Konkurs (2)
  • Lajme (19 770)
  • Mish Mash (1)
  • Opinione (29)
  • Showbiz (140)
  • Shpallje (1)
  • Sport (268)
  • TV (57)
  • Zgjedhjet 2025 (1 095)
  • Rreth nesh
  • Reklama
  • Privatësia dhe Politika
  • Contact

DTV MEDIA © 2025 Të gjithat e drejtat e rezervuara. | Developed by: Nestcheap.com

No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
  • Sport
  • Showbiz
  • Botë
  • Opinione
  • TV
  • Shpallje
  • Konkurs
  • Zgjedhjet

DTV MEDIA © 2025 Të gjithat e drejtat e rezervuara. | Developed by: Nestcheap.com