DTV MEDIA
  • Ballina
  • Lajme
  • Sport
  • Showbiz
  • Botë
  • Opinione
  • TV
  • Mish Mash
  • Konkurs
  • Zgjedhjet2025
No Result
View All Result
DTV MEDIA
  • Ballina
  • Lajme
  • Sport
  • Showbiz
  • Botë
  • Opinione
  • TV
  • Mish Mash
  • Konkurs
  • Zgjedhjet2025
No Result
View All Result
DTV MEDIA
No Result
View All Result

30 ditë paraburgim tre personave për vjedhje të rëndë në tentativë në Mitrovicë të Veriut, njërit arrest shtëpiak

26 Qershor 2025
A A
Prokuroria në Gjakovë ngre aktakuzë kundër një personi për keqpërdorim të pozitës zyrtare dhe marrje të ryshfetit
Share on FacebookShare on Twitter

Gjykata Themelore në Mitrovicë ka caktuar masën e paraburgimit prej 30 ditësh për tre të dyshuar për veprën penale ‘’Vjedhje e rëndë në tentativë’’. Kurse për të dyshuarin e katër lidhur me këtë rast, gjykata ka vendosur masën e arrestit shtëpiak.

Kjo është bërë e ditur përmes një njoftimi nga ana e Policisë së Kosovës, ku janë dhënë edhe inicialet e të dyshuarve.

Komunikata e plotë:

Informacion shtesë në lidhje me arrestimin e katër personave të dyshuar për veprën penale “Vjedhje e rëndë në tentativë” në Mitrovicë të Veriut

Mitrovicë Veri , 26 Qershor 2025

Drejtoria Rajonale e Policisë në Mitrovicë të Veriut njofton opinionin publik se, lidhur me rastin e raportuar më 21.06.2025 dhe arrestimin e katër personave të dyshuar për përfshirje në veprën penale “Vjedhje e rëndë në tentativë”, janë ndërmarrë veprime të mëtejshme procedurale nga organet kompetente.

Bazuar në vendimin e Gjykatës Themelore në Mitrovicë:

Ndaj tre të dyshuarve: V.I. (i lindur më 1998), M.H. (i lindur më 1995) dhe A.S. (i lindur më 2000) është caktuar masa e paraburgimit prej 30 ditësh.

Ndërsa ndaj të dyshuarit Z.B. (i lindur më 2005) gjykata ka caktuar masen e arrestit shtëpiak.

Policia e Kosovës mbetet e përkushtuar në realizimin e detyrave ligjore, identifikimin dhe hetimin e veprave penale, si dhe në sjelljen para drejtësisë të të gjithë personave të përfshirë në veprimtari të kundërligjshme.

KATEGORITË

  • Botë (1 085)
  • Drejtësi (1)
  • Ekonomi (3)
  • Konkurs (2)
  • Lajme (10 834)
  • Mish Mash (1)
  • Mish Mash (1)
  • Opinione (10)
  • rajon (2)
  • Showbiz (66)
  • Sport (133)
  • TV (56)
  • Vendore (80)
  • Zgjedhjet 2025 (436)
  • Rreth nesh
  • Reklama
  • Privatësia dhe Politika
  • Contact

DTV MEDIA © 2025 Të gjithat e drejtat e rezervuara. | Developed by: Nestcheap.com

No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
  • Sport
  • Showbiz
  • Botë
  • Opinione
  • TV
  • Mish Mash
  • Konkurs
  • Zgjedhjet

DTV MEDIA © 2025 Të gjithat e drejtat e rezervuara. | Developed by: Nestcheap.com