DTV MEDIA
  • Ballina
  • Lajme
  • Sport
  • Showbiz
  • Botë
  • Opinione
  • TV
  • Mish Mash
  • Konkurs
  • Zgjedhjet2025
No Result
View All Result
DTV MEDIA
  • Ballina
  • Lajme
  • Sport
  • Showbiz
  • Botë
  • Opinione
  • TV
  • Mish Mash
  • Konkurs
  • Zgjedhjet2025
No Result
View All Result
DTV MEDIA
No Result
View All Result

36 vjeçari vret gruan dhe më pas vetën, djali 3 vjeçar ndodhej në banesë

14 Nëntor 2025
A A
36 vjeçari vret gruan dhe më pas vetën, djali 3 vjeçar ndodhej në banesë
Share on FacebookShare on Twitter

Një ngjarje e rëndë ka tronditur qytetin e Brestit në Francë, ku një çift shqiptar, Andon Janaqi (36 vjeç) dhe Anjeza Zeneli (30 vjeçe), u gjetën të pajetë brenda banesës së tyre të enjten pasdite.

Gruaja është vrarë fillimisht dhe më pas autori i dyshuar ka kryer vetëvrasje. Sipas mediave franceze, çifti ishin prindër të dy djemve 9 dhe 3 vjeç. Në momentin e krimit makabër, 3-vjeçari ka qenë në banesë. Ndërsa djali i madh, 9-vjeçar, ndodhej në shkollë në momentin kur ndodhi ngjarja.

Autoritetet franceze kanë deklaruar se dy fëmijët e mitur janë nën përkujdesjen e shërbimeve sociale të tyre.

Por është mësuar gjithashtu se viktima, Anjeza Zeneli, e kishte denoncuar më 23 tetor bashkëshortin e saj për dhunë fizike dhe psikologjike, duke thënë se ai ishte shumë xheloz. Më pas, ajo kishte tërhequr denoncimin e saj, duke thënë se donte që bashkëshorti i saj të rehabilitohej dhe të ishin bashkë.

Çfarë deklaroi nëna e autorit?

“Dua të më ndihmojë shteti, të më sjellë trupin e djalit këtu. Shiko në ç’gjendje jam, nuk di çfarë ka bërë djali. Ishin mirë, ishin bukur, probleme ka çdo shtëpi por nuk e dija që do bënte vrasje. Na thanë nga Franca, mori nusen e djalit që kam në Greqi, dhe më thotë Flora mblidh mendjen sepse djali jot kështu kështu ka bërë, ka vrarë nusen dhe veten e tij.

Nuk di nëse kishin fërkime me njeri tjetrin në shtëpi. Nuk kam folur me familjen e vajzës, evlat e kanë dhe ata, nuk u më vjen mirë, u kërkoj falje”, u shpreh për mediat Floresha Ilo, nëna e autorit.

KATEGORITË

  • Botë (1 150)
  • Drejtësi (1)
  • Ekonomi (5)
  • Konkurs (2)
  • Lajme (14 069)
  • Mish Mash (1)
  • Mish Mash (1)
  • Opinione (11)
  • rajon (4)
  • Showbiz (69)
  • Sport (143)
  • TV (57)
  • Vendore (80)
  • Zgjedhjet 2025 (976)
  • Rreth nesh
  • Reklama
  • Privatësia dhe Politika
  • Contact

DTV MEDIA © 2025 Të gjithat e drejtat e rezervuara. | Developed by: Nestcheap.com

No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
  • Sport
  • Showbiz
  • Botë
  • Opinione
  • TV
  • Mish Mash
  • Konkurs
  • Zgjedhjet

DTV MEDIA © 2025 Të gjithat e drejtat e rezervuara. | Developed by: Nestcheap.com