Kandidati i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK) për kryetar të komunës së Rahovecit, Burim Krasniqi, ka hapur fushatën zgjedhore me një tubim madhështor, ku tha se qytetarët e kësaj komune kanë në dorë një mundësi historike për zhvillim.
“Kemi një mundësi historike në dorë për të nisur kapitullin e zhvillimit për çdo fshat dhe çdo lagje. Katër vite isha çdo ditë në komunikim me ju, por sot e hapëm fushatën në një tubim madhështor me LDK-në dhe gjithë Kosovën prapa nesh. Urime fitoren e LDK-së, urime komunës së Rahovecit për fitoren historike dhe për ndryshimin që po ndodh,” tha Krasniqi.
Ai shtoi se vizioni i tij është që Rahoveci të ecë “përtej” stagnimit dhe të bëhet model i zhvillimit lokal.
#BurimKrasniqi #LDK #RahoveciPërtej
