Kandidati i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK) për kryetar të Rahovecit, Burim Krasniqi, ka deklaruar se pas marrjes së mandatit prioritet i tij do të jetë përmirësimi i infrastrukturës në fshatin Nagac.
Ai tha se ky fshat heroik ka mbetur me pak investime, por banorët e tij të ndershëm e punëtorë kanë vazhduar të besojnë në prosperitet.
“Me të marrë mandatin do të sigurohem që të nis rregullimi i kolektorit dhe rrugëve fushore, sepse këto janë nevoja bazike. Po ashtu, rregullimi i rrugës së Meleskës do të bëhet brenda dy viteve të para të mandatit tim, duke e lidhur Nagacin me zonat kryesore,” tha Krasniqi.
Ai shtoi se gjithçka është e mundur kur ka vullnet dhe se së bashku me asamblistët e LDK-së do t’i sjellin Nagacit “punë dhe vetëm punë”.
Në listën e kandidatëve për asamble komunale, Esma Gashi garon me numrin 27.
