DTV MEDIA
  • Ballina
  • Lajme
  • Sport
  • Showbiz
  • Botë
  • Opinione
  • TV
  • Shpallje
  • Konkurs
  • Zgjedhjet2025
No Result
View All Result
DTV MEDIA
  • Ballina
  • Lajme
  • Sport
  • Showbiz
  • Botë
  • Opinione
  • TV
  • Shpallje
  • Konkurs
  • Zgjedhjet2025
No Result
View All Result
DTV MEDIA
No Result
View All Result

5 marsi afati i fundit për të zgjedhur presidentin e ri, Kurti ende s’ka bërë lëvizje drejt partive për konsulta

21 Shkurt 2026
A A
Çështja e Presidentit, Kurti: Njëherë flasë me Vjosa Osmanin, pastaj me opozitën
Share on FacebookShare on Twitter

Ndonëse është shumë ngushtë me afatet kohore,  shefi i Qeverisë së Kosovës dhe lideri i LVV-së, Albin Kurti, ende s’e ka bërë të qartë rrugën që do të ndjek për ta bërë Kosovën me president të ri, nëse do ta propozojë përsëri Vjosa Osmanin, apo nëse do të procedojë me një emër të ri për president.

Pavarësisht paralajmërimit për nisje të konsultave me parti politike për të gjetur konsensus për zgjedhjen e peridentit të ri, deri sot ende s’ka pasur ndonjë veprim të kreut të LVV-së në drejtim të partive të tjera.

Kryetarja e NDS-së, Emilija Rexhepi, në një përgjigje për Express ka thënë se ende s’kanë folur me kryeministrin Albin Kurti për një çështje të tillë.

“Jo, ende s’kemi folë”, ka thënë ajo shkurt.

Shefi i Grupit Parlamentar të AAK-së, Besnik Tahiri, gjithashtu ka thënë se s’është në dijeni të ndonjë ftese të Kurtit për AAK-në rreth çështjes së konsultave për temën e presidentit.

“Jo, me sa e di unë”, ka thënë Tahiri shkurt.

Koha e fundit kur duhet të zgjidhet presidenti apo presidentja e re është data 5 mars 2026.

Eguen Cakolli nga KDI ditë më parë ka thënë se nëse nuk bëhet zgjidhje për këtë çështje deri në këtë datë, vendi shkon në zgjedhje të reja.

Presidentja aktuale, Vjosa Osmani, deri tani ka shfaqur hapur ambiciet e saj për t’u rizgjedhur si presidente edhe për një mandat.

Partitë opozitare deri më tani kanë shprehur gatishmëri për konsulta rreth emrit të presidentit.

Nga AAK kanë thënë se një propozim nga familja Jashari do të ishte nder për Kosovën.

Nga LDK ndërkohë  kanë thënë e janë të gatshëm për konsulta dhe madje të propozojnë edhe një emër të tyre për president.

DTV MEDIA

Televizioni DTV është një medium i pavarur që shtrihet në gjithë territorin e Kosovës, përmes platformave kabllore televizive, si dhe në Evropë, Amerikë dhe vendet e tjera të Botës përmes IPTV-ve.
Lëxo më shumë

KATEGORITË

  • Botë (1 478)
  • Konkurs (2)
  • Lajme (19 462)
  • Mish Mash (1)
  • Opinione (28)
  • Showbiz (138)
  • Shpallje (1)
  • Sport (254)
  • TV (57)
  • Zgjedhjet 2025 (1 095)
  • Rreth nesh
  • Reklama
  • Privatësia dhe Politika
  • Contact

DTV MEDIA © 2025 Të gjithat e drejtat e rezervuara. | Developed by: Nestcheap.com

No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
  • Sport
  • Showbiz
  • Botë
  • Opinione
  • TV
  • Shpallje
  • Konkurs
  • Zgjedhjet

DTV MEDIA © 2025 Të gjithat e drejtat e rezervuara. | Developed by: Nestcheap.com