Policia e Kosovës ka treguar statistikat zyrtare të aksidenteve për 24 orët e fundit.
Sipas raportit 24-orësh, gjatë kësaj periudhe nuk është shënuar asnjë aksident trafiku me fatalitet, 24 aksidente trafiku me persona të lënduar, si dhe 32 aksidente me dëme materiale.
Policia ka shqiptuar gjithsej 2,380 tiketa trafiku për shkelje të ndryshme të rregullave.
Sa i përket sigurisë publike, janë arrestuar 23 persona, ndërsa 18 persona janë dërguar në mbajtje.
