DTV MEDIA
  • Ballina
  • Lajme
  • Sport
  • Showbiz
  • Botë
  • Opinione
  • TV
  • Shpallje
  • Konkurs
  • Zgjedhjet2025
No Result
View All Result
DTV MEDIA
  • Ballina
  • Lajme
  • Sport
  • Showbiz
  • Botë
  • Opinione
  • TV
  • Shpallje
  • Konkurs
  • Zgjedhjet2025
No Result
View All Result
DTV MEDIA
No Result
View All Result

8 vjet nga ratifikimi i demarkacionit me Malin e Zi

21 Mars 2026
A A
8 vjet nga ratifikimi i demarkacionit me Malin e Zi
Share on FacebookShare on Twitter

Sot mbushen 8 vjet që kur Kuvendi i Kosovës miratoi demarkacionin me Malin e Zi.
Pasditen e 21 marsit 2018, me 80 vota pro, 11 kundër dhe asnjë abstenim, Kuvendi miratoi demarkacionin pas katër herë ndërprerjesh për shkak të gjuajtjes me gaz lotsjellës nga Vetëvendosja. Për shkak të hedhjes së gazit atë ditë, shumica e deputetëve të VV-së u përjashtuan nga seanca.

Procesi i miratimit të demarkacionit zgjati tri vjet dhe i ka paraprirë një debat i madh, protesta dhe reagime të shumta nga qytetarë, politikanë dhe ndërkombëtarë.

Kosova dhe Mali i Zi nënshkruan marrëveshjen e demarkacionit në Vjenë të Austrisë në vitin 2015. Mirëpo deri te ratifikimi në Kuvend, Kosova kaloi nëpër trazira të ndryshme.

Në atë kohë, opozita kundërshtoi demarkacionin përmes protestave dhe gazit lotsjellës në Kuvend.

Kjo marrëveshje u shndërrua në një ndër kushtet kryesore të shtetit të Kosovës për liberalizimin e vizave dhe nuk u votua nga deputetët deri në momentin kur presidenti i Kosovës Hashim Thaçi dhe homologu i tij malazez, Filip Vujanoviq nxorën një deklaratë të përbashkët e cila parasheh rishikimin dhe përmirësimin e gabimeve eventuale.

DTV MEDIA

Televizioni DTV është një medium i pavarur që shtrihet në gjithë territorin e Kosovës, përmes platformave kabllore televizive, si dhe në Evropë, Amerikë dhe vendet e tjera të Botës përmes IPTV-ve.
Lëxo më shumë

KATEGORITË

  • Botë (1 479)
  • Konkurs (2)
  • Lajme (19 478)
  • Mish Mash (1)
  • Opinione (28)
  • Showbiz (138)
  • Shpallje (1)
  • Sport (254)
  • TV (57)
  • Zgjedhjet 2025 (1 095)
  • Rreth nesh
  • Reklama
  • Privatësia dhe Politika
  • Contact

DTV MEDIA © 2025 Të gjithat e drejtat e rezervuara. | Developed by: Nestcheap.com

No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
  • Sport
  • Showbiz
  • Botë
  • Opinione
  • TV
  • Shpallje
  • Konkurs
  • Zgjedhjet

DTV MEDIA © 2025 Të gjithat e drejtat e rezervuara. | Developed by: Nestcheap.com