DTV MEDIA
  • Ballina
  • Lajme
  • Sport
  • Showbiz
  • Botë
  • Opinione
  • TV
  • Mish Mash
  • Konkurs
  • Zgjedhjet2025
No Result
View All Result
DTV MEDIA
  • Ballina
  • Lajme
  • Sport
  • Showbiz
  • Botë
  • Opinione
  • TV
  • Mish Mash
  • Konkurs
  • Zgjedhjet2025
No Result
View All Result
DTV MEDIA
No Result
View All Result

Putin: Mund t’i shesim Amerikës tokat me minerale të rralla, edhe ato që kemi në Ukrainë

25 Shkurt 2025
A A
Putin: Mund t’i shesim Amerikës tokat me minerale të rralla, edhe ato që kemi në Ukrainë
Share on FacebookShare on Twitter

Presidenti rus Vladimir Putin u ka ofruar Shteteve të Bashkuara mundësinë e blerjes së tokës ruse me minerale të rralla, duke përfshirë depozitat e vendosura në zonat e Ukrainës lindore të cilat janë pushtuar gjatë luftës nga Rusia.

“Ne jemi të gatshëm të bashkëpunojmë me partnerët tanë, përfshirë amerikanët”, tha Putin të hënën, duke lënë të hapur mundësinë e rifillimit të eksporteve të aluminit rus në Shtetet e Bashkuara.

Në të njëjtën kohë, ai theksoi se Rusia ka shumë më tepër burime natyrore të këtij lloji sesa Ukraina.

Presidenti rus tha se marrëveshjet e mundshme për shfrytëzimin e tokave të rralla mund të shtrihen edhe në depozitat e vendosura në territoret ukrainase që kanë rënë nën kontrollin e Moskës pas tre vitesh konflikt.

Më herët të hënën, presidenti amerikan Donald Trump u tha gazetarëve në Uashington se “marrëveshjet e mëdha ekonomike me Rusinë” ishin të pashmangshme. Menjëherë pas deklaratave të Trump, Putin thirri një takim urgjent dhe të paparalajmëruar me ministra dhe këshilltarë ekonomikë, me fokus në metalet e rralla.

Ndërkaq, dje Donald Trump, teksa ishte ulur përkrah Emmanuel Macron në Shtëpinë e Bardhë, iu referua tokave të rralla të Ukrainës, duke folur për nevojën për të arritur një marrëveshje me Kievin për mineralet dhe tokat e pasura me to, në mënyrë që – siç tha ai – SHBA të rikuperojë një pjesë të burimeve të mëdha ekonomike që ia ka dhënë Kievit gjatë luftës në formë ndihmash.

Sipas të dhënave nga Shërbimi Gjeologjik i SHBA (USGS), Rusia mban rezervat e pesta më të mëdha të tokës së rrallë në botë, pas Kinës, Brazilit, Indisë dhe Australisë.

KATEGORITË

  • Botë (1 094)
  • Drejtësi (1)
  • Ekonomi (3)
  • Konkurs (2)
  • Lajme (11 350)
  • Mish Mash (1)
  • Mish Mash (1)
  • Opinione (10)
  • rajon (3)
  • Showbiz (66)
  • Sport (133)
  • TV (56)
  • Vendore (80)
  • Zgjedhjet 2025 (438)
  • Rreth nesh
  • Reklama
  • Privatësia dhe Politika
  • Contact

DTV MEDIA © 2025 Të gjithat e drejtat e rezervuara. | Developed by: Nestcheap.com

No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
  • Sport
  • Showbiz
  • Botë
  • Opinione
  • TV
  • Mish Mash
  • Konkurs
  • Zgjedhjet

DTV MEDIA © 2025 Të gjithat e drejtat e rezervuara. | Developed by: Nestcheap.com