DTV MEDIA
  • Ballina
  • Lajme
  • Sport
  • Showbiz
  • Botë
  • Opinione
  • TV
  • Mish Mash
  • Konkurs
  • Zgjedhjet2025
No Result
View All Result
DTV MEDIA
  • Ballina
  • Lajme
  • Sport
  • Showbiz
  • Botë
  • Opinione
  • TV
  • Mish Mash
  • Konkurs
  • Zgjedhjet2025
No Result
View All Result
DTV MEDIA
No Result
View All Result

Shkrimtari Kim Mehmeti, kryeministrit Albin Kurti: I përçave edhe më shumë shqiptarët

25 Shkurt 2025
A A
Shkrimtari Kim Mehmeti, kryeministrit Albin Kurti: I përçave edhe më shumë shqiptarët
Share on FacebookShare on Twitter

Shkrimtari dhe analisti nga Shkupi, Kim Mehmeti, është shprehur tejet kritik me kryeministrin Albin Kurti në lidhje me përkrahjen e dhënë për VMRO-DPMNE-në dhe partnerët e saj shqiptarë.

Në një nga shkrimet e fundit të afishuara në faqen e tij në ‘Facebook’, ai i ka cilësuar si “paçavura” përfaqësuesit e VLEN-it.

“Dhe mbase kurrë si sot, përfaqësuesit shqiptarë nuk i janë frikuar gjithaq sunduesit maqedonas sa këto paçavuret e VLEN-it, të cilët edhe kur gazetari i pyet nëse e dinë përmendësh himnin shqiptar, për të dëshmuar se janë promaqedonas të denjë, ata përgjigjen se atë e dinë pjesërisht”, ka shkruar Mehmeti.

I njohur për mbështetjen aktive për kryeministrin në ikje të Kosovës, analisti nga Shkupi e ka kritikuar Kurtin se me ndërhyrjen e tij në zgjedhjet e fundit parlamentare në Maqedoni i ka përçarë shqiptarët politikisht “edhe më shumë seç janë të copëtuar”.

“Gjithashtu është e padyshimtë se një politikan i kalibrit të Kurtit e di se VMRO-ja e sotme i provokon shqiptarët e këtushëm sepse do që ata të reagojnë, me çka do hapej rruga për rishikimin e gjitha marrëveshjeve të arrira deri tani, ngaqë sipas tyre, në një Maqedoni që u takon vetëm maqedonasve, shqiptarëve u është dhënë më shumë seç u takon”, ka shkruar Mehmeti.

“Dhe nëse është e padiskutueshme se një politikan i kalibrit të Kurtit e di që Maqedonia kurrë nuk ka pasur qeveri më proserbe se kjo e sotmja, mbetet e paqartë pse ai i mbështet ata që erdhën në pushtet duke i trembur maqedonasit se shtetin ua kishin marr shqiptarët dhe duke u premtuar se nëse do votonin për VMRO-DPMNE-në ajo atë do ua kthente pronarëve të saj – maqedonasve”.

KATEGORITË

  • Botë (1 150)
  • Drejtësi (1)
  • Ekonomi (4)
  • Konkurs (2)
  • Lajme (13 837)
  • Mish Mash (1)
  • Mish Mash (1)
  • Opinione (11)
  • rajon (4)
  • Showbiz (69)
  • Sport (140)
  • TV (56)
  • Vendore (80)
  • Zgjedhjet 2025 (972)
  • Rreth nesh
  • Reklama
  • Privatësia dhe Politika
  • Contact

DTV MEDIA © 2025 Të gjithat e drejtat e rezervuara. | Developed by: Nestcheap.com

No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
  • Sport
  • Showbiz
  • Botë
  • Opinione
  • TV
  • Mish Mash
  • Konkurs
  • Zgjedhjet

DTV MEDIA © 2025 Të gjithat e drejtat e rezervuara. | Developed by: Nestcheap.com