DTV MEDIA
  • Ballina
  • Lajme
  • Sport
  • Showbiz
  • Botë
  • Opinione
  • TV
  • Mish Mash
  • Konkurs
  • Zgjedhjet2025
No Result
View All Result
DTV MEDIA
  • Ballina
  • Lajme
  • Sport
  • Showbiz
  • Botë
  • Opinione
  • TV
  • Mish Mash
  • Konkurs
  • Zgjedhjet2025
No Result
View All Result
DTV MEDIA
No Result
View All Result

”Trupin ja gjetëm copa-copa…”, familjari flet për vrasjen e Bekim Varit

26 Shkurt 2025
A A
”Trupin ja gjetëm copa-copa…”, familjari flet për vrasjen e Bekim Varit
Share on FacebookShare on Twitter

Një ngjarje tronditëse ka shokuar opinionin publik në Kosovë. Bekim Vari, 37-vjeçari nga Ferizaj, u zhduk më 29 janar dhe u gjet i pajetë më 5 shkurt në një zonë malore të fshatit Manastirc.

I dyshuari kryesor për këtë krim të rëndë është shoku i tij, Leutrim Fejza, i cili tashmë ndodhet në paraburgim. Familjarët e Bekimit nisën kërkimet menjëherë pas zhdukjes së tij, të ndarë në dy grupe.

Agron Qeli, djali i dajës së viktimës, në një intervistë tregon për ditët e ankthit, derisa më në fund trupi i Bekimit u gjet i groposur në një zonë të pyllëzuar.

“E kërkuam me ditë të tëra, por gjithçka dukej e mistershme. E vetmja gjë që na erdhi nga telefoni i tij ishte një mesazh që pretendonte se ai kishte shkuar në Gjermani. Por, diçka nuk shkonte, e ndienim që diçka e keqe kishte ndodhur,” rrëfehet ai.

Sipas Prokurorisë, dyshohet se më 23 janar, në orët e pasdites, në malet e Manastircit, Leutrim Fejza e vrau Bekimin në rrethana ende të paqarta. Për të fshehur gjurmët, ai e groposi trupin në një zonë të largët dhe më pas u largua nga vendngjarja. Pasi trupi u gjet, dhimbja e familjes u bë edhe më e rëndë kur mësuan se Bekimi ishte i masakruar.

Agron Qeli tregon se kufoma ende nuk i është dorëzuar familjes dhe për shkak të dëmtimeve të mëdha, arkivoli do të jetë i mbyllur gjatë ceremonisë mortore. Leutrim Fejza po përballet me akuzën për “Vrasje të rëndë”, sipas nenit 173 të Kodit Penal të Kosovës.

Hetimet po vazhdojnë për të zbardhur motivet dhe rrethanat e sakta të kësaj vrasjeje që ka tronditur Ferizajn dhe mbarë vendin. Shënim: Personi i apostrofuar në këtë artikull prezumohet i pafajshëm derisa fajësia e tij të mos provohet me vendim të formës së prerë nga gjykata.

KATEGORITË

  • Botë (1 150)
  • Drejtësi (1)
  • Ekonomi (4)
  • Konkurs (2)
  • Lajme (13 864)
  • Mish Mash (1)
  • Mish Mash (1)
  • Opinione (11)
  • rajon (4)
  • Showbiz (69)
  • Sport (140)
  • TV (56)
  • Vendore (80)
  • Zgjedhjet 2025 (972)
  • Rreth nesh
  • Reklama
  • Privatësia dhe Politika
  • Contact

DTV MEDIA © 2025 Të gjithat e drejtat e rezervuara. | Developed by: Nestcheap.com

No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
  • Sport
  • Showbiz
  • Botë
  • Opinione
  • TV
  • Mish Mash
  • Konkurs
  • Zgjedhjet

DTV MEDIA © 2025 Të gjithat e drejtat e rezervuara. | Developed by: Nestcheap.com