DTV MEDIA
  • Ballina
  • Lajme
  • Sport
  • Showbiz
  • Botë
  • Opinione
  • TV
  • Mish Mash
  • Konkurs
  • Zgjedhjet2025
No Result
View All Result
DTV MEDIA
  • Ballina
  • Lajme
  • Sport
  • Showbiz
  • Botë
  • Opinione
  • TV
  • Mish Mash
  • Konkurs
  • Zgjedhjet2025
No Result
View All Result
DTV MEDIA
No Result
View All Result

Jashari: S’do ta pranojmë ftesën e Çekut për pjesëmarrje në organizimet e Epopesë së UÇK-së

26 Shkurt 2025
A A
Jashari: S’do ta pranojmë ftesën e Çekut për pjesëmarrje në organizimet e Epopesë së UÇK-së
Share on FacebookShare on Twitter

Xhavit Jashari nga OVL-UÇK ka thënë se nuk do ta pranojnë ftesën e ministrit të Kulturës, Hajrullah Çeku për të marrë pjesë në Këshillin Shtetëror për shënimin e 27 vjetorit të Epopesë së UÇK-së.

Jashari ftesën e Çekut e ka quajtur kërkesë të vonuar pasi sipas tij qeveria nuk ka qenë e gatshme për bashkëpunim kur ata ia kanë ofruar.

Ai ka shtuar se Organizatat e Veteranëve të Luftës së UÇK-së do t’i bëjnë ndaras nga Qeveria e Kosovës organizimet për Epopenë e UÇK-së.

“Ne qëndrojmë pranë vendimit që kemi marrë që mos ti bëjmë aktivitetet bashkë me Qeverinë e Kosovës dhe mos t’i përgjigjemi Këshillit Organizues, mbi të gjitha sepse ne i kemi ofruar bashkëpunim mirëpo qeveria nuk ka qenë e gatshme dhe edhe kjo ftesë që është bërë sot është kërkesë e vonuar. Ne do të bëjmë organizimet ndaras nga kjo qeveri sepse kjo qeveri ka atakuar luftën e UÇK-së. Kështu që qëndrimet tona janë që ne nuk do të bëjmë asnjë aktivitet bashkarisht derisa nuk reflekton Qeveria e Kosovës dhe nuk respekton luftën e drejtë dhe të pastër të UÇK-së”, ka thënë Jashari.

Ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Hajrulla Çeku, të mërkurën në një konferencë për media ka deklaruar se janë në pritje të konfirmimit për pjesëmarrjen e Organizatave të Veteranëve të Luftës Çlirimtare të Kosovës (OVL-UÇK), në Këshillin Shtetëror për shënimin e 27 vjetorit të Epopesë së UÇK-së.

“Ne ju kemi dërguar ftesë pasi janë në vendim të anëtarëve të këshillit organizativ të tri organizatat e dala nga lufta e UÇK-së, ndërsa po presim konfirmimin e tyre. Ne i ftojmë që të jenë pjesë e këtij organizimi pasi aty e kanë vendin. Epopeja e UÇK-së është e të gjithëve dhe sidomos e atyre që kanë qenë pjesë e luftës. Në këtë drejtim nesër mbledhja duhet të tregojë bashkëpunim dhe unitet”, ka thënë Çeku.

KATEGORITË

  • Botë (1 150)
  • Drejtësi (1)
  • Ekonomi (4)
  • Konkurs (2)
  • Lajme (13 864)
  • Mish Mash (1)
  • Mish Mash (1)
  • Opinione (11)
  • rajon (4)
  • Showbiz (69)
  • Sport (140)
  • TV (56)
  • Vendore (80)
  • Zgjedhjet 2025 (972)
  • Rreth nesh
  • Reklama
  • Privatësia dhe Politika
  • Contact

DTV MEDIA © 2025 Të gjithat e drejtat e rezervuara. | Developed by: Nestcheap.com

No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
  • Sport
  • Showbiz
  • Botë
  • Opinione
  • TV
  • Mish Mash
  • Konkurs
  • Zgjedhjet

DTV MEDIA © 2025 Të gjithat e drejtat e rezervuara. | Developed by: Nestcheap.com