DTV MEDIA
  • Ballina
  • Lajme
  • Sport
  • Showbiz
  • Botë
  • Opinione
  • TV
  • Mish Mash
  • Konkurs
  • Zgjedhjet2025
No Result
View All Result
DTV MEDIA
  • Ballina
  • Lajme
  • Sport
  • Showbiz
  • Botë
  • Opinione
  • TV
  • Mish Mash
  • Konkurs
  • Zgjedhjet2025
No Result
View All Result
DTV MEDIA
No Result
View All Result

Haxhi Avdyli e mirëpret qëndrimin e Limajt për koalicion me Kurtin: Deklaratë e pjekur politike e një politikani me përvojë

27 Shkurt 2025
A A
Haxhi Avdyli e mirëpret qëndrimin e Limajt për koalicion me Kurtin: Deklaratë e pjekur politike e një politikani me përvojë
Share on FacebookShare on Twitter

Haxhi Avdyli nga Partia Guxo tha se koalicioni i tyre po pret përfundimin dhe çertifikimin e votave për të parë mundësitë e krijimit të qeverisë së re.

“Është çështje ditësh kur do ta kemi rezultatin përfundimtar. Deri me 5 mars dihet çdo gjë se sa mandate kemi. Një është e sigurtë që kryeministri i tanishëm do jetë edhe kryeministri i ardhshëm i Kosovës. Pas një jave dihet rezultati dhe mundësitë tona ne do të shikojmë se ku jemi me rezultat, jemi shumë afër ta sigurojmë formimin e qeverisë me votat e koalicionit tonë, por të presim deri në përfundimin e procesit”, tha fillimisht Avdyli.

Avdyli tutje komentoi edhe deklaratën e Fatmir Limajt i cili para pak ditësh u shpreh i hapur për bashkëpunim me të gjithë ata që e ftojnë për siç tha ai temat nacionale dhe të mirën e vendit.

Anëtari i Guxo tha se kjo deklaratë e Limajt është deklaratë e një politikani me përvojë dhe me pjekuri të lartë politike.

“Deklarata e tij është deklaratë e pjekur politike, një deklaratë e një politikani me përvojë i cili ka një interes që proceset në Kosovë të ecin dhe të mos bllokohen dhe mendoj që kjo gjuhë dhe kjo frymë e të bërit politikë duhet përshëndetur dhe është e nevojshme për hapat e mëtutjeshëm në Kosovë. Unë mirëpres edhe nga partitë e tjera një gjuhë të tillë edhe nga ish partia ime LDK, mendoj që një gjuhë e tillë i ndihmon situatës politike në vend dhe proceseve që na presin përpara”, përfundoi Avdyli.

KATEGORITË

  • Botë (1 150)
  • Drejtësi (1)
  • Ekonomi (4)
  • Konkurs (2)
  • Lajme (13 864)
  • Mish Mash (1)
  • Mish Mash (1)
  • Opinione (11)
  • rajon (4)
  • Showbiz (69)
  • Sport (140)
  • TV (56)
  • Vendore (80)
  • Zgjedhjet 2025 (972)
  • Rreth nesh
  • Reklama
  • Privatësia dhe Politika
  • Contact

DTV MEDIA © 2025 Të gjithat e drejtat e rezervuara. | Developed by: Nestcheap.com

No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
  • Sport
  • Showbiz
  • Botë
  • Opinione
  • TV
  • Mish Mash
  • Konkurs
  • Zgjedhjet

DTV MEDIA © 2025 Të gjithat e drejtat e rezervuara. | Developed by: Nestcheap.com