DTV MEDIA
  • Ballina
  • Lajme
  • Sport
  • Showbiz
  • Botë
  • Opinione
  • TV
  • Shpallje
  • Konkurs
  • Zgjedhjet2025
No Result
View All Result
DTV MEDIA
  • Ballina
  • Lajme
  • Sport
  • Showbiz
  • Botë
  • Opinione
  • TV
  • Shpallje
  • Konkurs
  • Zgjedhjet2025
No Result
View All Result
DTV MEDIA
No Result
View All Result

Krasniqi: Referendumi i Kurtit ka dështuar, gara ende nuk ka përfunduar

27 Shkurt 2025
A A
Krasniqi: Kurti është në siklet të madh, dikush i VV-së lë ta dërgoj tek një otorinolaringolog
Share on Facebook

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Memli Krasniqi, ka komentuar rezultatin e zgjedhjeve të fundit, duke vënë theksin te rezultati i Lëvizjes Vetëvendosje (LVV) dhe objektivat e saj gjatë fushatës.

Sipas tij, pavarësisht se LVV ka dalë partia e parë, ajo nuk ka arritur synimet e shpallura nga kryetari i saj, Albin Kurti.

“Mos të harrojmë që megjithatë, sot Lëvizja Vetëvendosje ka një numër shumë të vogël të votave. Duhet me u kthye te fillimi i fushatës. Zoti Kurti ka lyp referendum, zoti ka lyp 500 mijë vota. Zoti Kurti nuk i ka marrë ato vota dhe referendumi i ka dështuar. Se referendumi duhet me i pas 50 plus 1”, ka thënë Krasniqi.

Ai theksoi se pavarësisht se LVV ka dalë e para në zgjedhje, sistemi parlamentar kërkon formimin e një shumice për qeverisje, dhe kjo e bën garën ende të hapur.

“Pra, nëse dëshirojmë me i shiku rezultatet prej perspektivave. Prej perspektivës që ka dal i pari Në atë situatën e tij, që tash u bë e famshme. Sikur të ishte kjo garë automobilistike i ka fituar zgjedhjet, ka dal i pari. Por meqenëse nuk është garë automobilistike, po kjo garë është me një sistem parlamentar me të cilin ne funksionojmë, demokrat e liberal është kush e bën shumicën. Atëherë gara ende nuk ka përfunduar”, ka shtuar Krasniqi.

Sipas rezultateve preliminare, që përfshijnë numërimin e votave të rregullta, Lëvizja Vetëvendosje është e para me 40.80% të votave të fituara, pasuar nga Partia Demokratike e Kosovës me 22.05%. E treta ka dalë Lidhja Demokratike e Kosovës me 17.64% të votave, pasuar nga AAK-Nisma me 7.46%.

DTV MEDIA

Televizioni DTV është një medium i pavarur që shtrihet në gjithë territorin e Kosovës, përmes platformave kabllore televizive, si dhe në Evropë, Amerikë dhe vendet e tjera të Botës përmes IPTV-ve.
Lëxo më shumë

KATEGORITË

  • Botë (1 548)
  • Konkurs (3)
  • Lajme (21 610)
  • Opinione (38)
  • Showbiz (145)
  • Shpallje (1)
  • Sport (316)
  • TV (76)
  • Zgjedhjet 2025 (1 095)
  • Rreth nesh
  • Reklama
  • Privatësia dhe Politika
  • Contact

DTV MEDIA © 2025 Të gjithat e drejtat e rezervuara. | Developed by: Nestcheap.com

No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
  • Sport
  • Showbiz
  • Botë
  • Opinione
  • TV
  • Shpallje
  • Konkurs
  • Zgjedhjet

DTV MEDIA © 2025 Të gjithat e drejtat e rezervuara. | Developed by: Nestcheap.com