Kryeshefi Ekzekutiv i NP Termokos, Fisnik Osmani, ka reaguar ndaj disa lajmeve që po qarkullojnë në media.
Ai thotë se nuk ka asnjë noftim për këto lajme që po qarkullojnë në portale.
Osmani në reagimin e tij në rrjetin social Facebook, thekson se , janë duke punur me kryetarin e komunës Përparim Ramën, dhe me aksionarët aksionarët e ndërmarrjes që Termokos të jetë afër qytetarëve për çdo nevojë dhe shërbim.
Reagimi i plotë:
REAGIM!
Të dashur qytetarë!
Nuk kam asnjë njoftim lidhur me disa lajme që po qarkullojnë nëpër portale.
Unë jam Kryeshef Ekzekutiv i NP Termokos dhe në bashkëpunim të ngushtë me Kryetarin e komunës Përparim Rama dhe me aksionarët e ndërmarrjes po punojmë që Termokos të jetë afër qytetarëve për çdo nevojë dhe shërbim.
Partia, është organ ku aktivistët shërbejnë në baza vullnetare dhe natyrisht askush nuk mund ta përjashtoj askënd. Prandaj, këto lajme përveç që janë të pasakta janë edhe të pavërteta!
