Politologu Avdi Smajljaj ka kërkuar reagimin e presidentes Vjosa Osmani për sulmet e Qeverisë Kurti ndaj gjyqësorit.
Ai ka bërë me dije se presidentja duhet ta mbrojë kushtetutshmërinë në Kosovë.
“Sipas kushtetutës presidenti/ja është institucioni më përgjegjës për mbrojtjen e kushtetueshmërisë. A ka presidente ky vend, ku në pikë të ditës sfidohet kushtetushmëria duke u nënçmuar gjyqësori nga ekzekutivi, dhe kjo konsiderohet si normale nga presidentja duke e injoruar tërësisht këtë? Apo te ne kryesisht presidentët janë partizane/ë, pra jo në mbrojtje të kushtetueshmërisë, por kalkulues të votave për pushtet”, ka shkruar Smajljaj.
