Gjykata e Posaçme e Apelit ka caktuar datën 11 mars për të shqyrtuar ankimin e kryebashkiakut të Tiranës, Erion Veliaj, ndaj masës së sigurimit arrest me burg.
Seanca do të zhvillohet në orën në orën 10:00 dhe ky ankim do të shqyrtohet nga gjyqtari Engert Pellumbi.
Kujtojmë se kryebashkiaku i Tiranës Erion Veliaj u arrestua më 10 shkurt të këtij viti me urdhër të SPAK për disa akuza si shpërdorim detyre, korrupsion, mosdeklarim i pasurisë dhe pastrim parash.
Veliaj është shprehur se është i pafajshëm dhe se sipas tij arrestimi është i paligjshëm, me qëllim për ta goditur politikisht.
