DTV MEDIA
  • Ballina
  • Lajme
  • Sport
  • Showbiz
  • Botë
  • Opinione
  • TV
  • Shpallje
  • Konkurs
  • Zgjedhjet2025
No Result
View All Result
DTV MEDIA
  • Ballina
  • Lajme
  • Sport
  • Showbiz
  • Botë
  • Opinione
  • TV
  • Shpallje
  • Konkurs
  • Zgjedhjet2025
No Result
View All Result
DTV MEDIA
No Result
View All Result

Pasi na krahasoi me Francën për nga aspekti ushtarak, Maqedonci tash thotë se Kosova mund t’i bëjë ballë Serbisë pa ndihmën e KFOR-it

6 Mars 2025
A A
Pasi na krahasoi me Francën për nga aspekti ushtarak, Maqedonci tash thotë se Kosova mund t’i bëjë ballë Serbisë pa ndihmën e KFOR-it
Share on FacebookShare on Twitter

Ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci së fundi ka deklaruar se Kosova mund t’i bëjë ballë një kërcënimi të mundshëm nga Serbia edhe pa ndihmën e KFOR-it.

Në një intervistë të mërkurën në “KTV”, Maqedonci kur ëshë pyetur nëse mund t’i bëhet ballë Serbisë pa KFOR-in, fillimisht ka thënë “Patjetër”.

Ministri i Mbrojtjes shtoi se janë përgatitur ushtarët, e madje llogariti edhe në “qytetarë që janë të gatshëm t’iu bashkohen”.

“Patjetër, ne jemi në vendin tonë, ne jemi në tokën tonë, ne po ndërtojmë një ushtri, ne kemi blerë pajisje. Kemi përgatitur ushtarakët tanë, kemi qytetarë të cilët janë me të vërtetë të gatshëm për t’iu bashkangjitur dhe për të mbështetur kapacitetetet tona në çdo rrezik dhe kërcënim. Por, normalisht ne jemi të vetëdijshëm për prezencën e NATO-s në Kosovë dhe do koordinojmë çdo veprim tonin me këtë prezence deri sa ajo të jetë këtu” – u shpreh ai, transmeton nacionale.

Mes tjerash, gjatë kësaj interviste, Maqedonci tha se nuk kanë informacione zyrtare për tërheqje të mundshme të trupave të NATO-s nga Kosova.

“Ne nuk kemi informacion zyrtar për tërheqje të mundshme të trupave të NATO-s nga Kosova, dhe të asnjë vendi specifik nga KFOR-i. Vazhdojmë të kemi koordinim me KFOR-in”.

Theksojmë se ministri u komentua shumë para pak ditësh, kur krahasoi fuqinë ushtarake të Kosovës me atë të Francës në një forum ndërkombëtar.

“Kjo administratë në ShBA po përsërit nevojën për më shumë investime në mbrojtje dhe siguri në Evropë. Ndoshta unë vij nga kjo prapavijë. Por unë shoh që Evropa nuk ka bërë shumë për t’i ndërtuar kapacitetet e saj, dhe duke u varur vazhdimisht nga ShBA-ja…Në këtë drejtim, justifikoj kërkesën e administratës Trump për më shumë investime në mbrojtje.

Për shembull, Kosova sot po ndërton fabrikën e saj për të prodhuar municion, dhe Franca ende s’e ka këtë” – kishte thënë ai.

DTV MEDIA

Televizioni DTV është një medium i pavarur që shtrihet në gjithë territorin e Kosovës, përmes platformave kabllore televizive, si dhe në Evropë, Amerikë dhe vendet e tjera të Botës përmes IPTV-ve.
Lëxo më shumë

KATEGORITË

  • Botë (1 485)
  • Konkurs (2)
  • Lajme (19 568)
  • Mish Mash (1)
  • Opinione (28)
  • Showbiz (139)
  • Shpallje (1)
  • Sport (255)
  • TV (57)
  • Zgjedhjet 2025 (1 095)
  • Rreth nesh
  • Reklama
  • Privatësia dhe Politika
  • Contact

DTV MEDIA © 2025 Të gjithat e drejtat e rezervuara. | Developed by: Nestcheap.com

No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
  • Sport
  • Showbiz
  • Botë
  • Opinione
  • TV
  • Shpallje
  • Konkurs
  • Zgjedhjet

DTV MEDIA © 2025 Të gjithat e drejtat e rezervuara. | Developed by: Nestcheap.com