DTV MEDIA
  • Ballina
  • Lajme
  • Sport
  • Showbiz
  • Botë
  • Opinione
  • TV
  • Shpallje
  • Konkurs
  • Zgjedhjet2025
No Result
View All Result
DTV MEDIA
  • Ballina
  • Lajme
  • Sport
  • Showbiz
  • Botë
  • Opinione
  • TV
  • Shpallje
  • Konkurs
  • Zgjedhjet2025
No Result
View All Result
DTV MEDIA
No Result
View All Result

Veteranët e Kroacisë vizitojnë Prekazin: Madhështia e një populli është kur i kujton heronjtë e vet

6 Mars 2025
A A
Veteranët e Kroacisë vizitojnë Prekazin: Madhështia e një populli është kur i kujton heronjtë e vet
Share on FacebookShare on Twitter

Kryetari i Unionit të Shqiptarëve Veteranë të Kroacisë, Esat Çollaku, bashkë me ekipin e tij, ka vizituar sot Prekazin për të nderuar Epopenë e UÇK-së.

Gjatë vizitës, Çollaku theksoi rëndësinë e kujtimit të heronjve dhe martirëve të luftës për çlirimin e Kosovës, duke shtuar se çdo vit vijmë për të përkulur kokën para sakrificave të familjes Jashari dhe të gjithë atyre që dhanë jetën për lirinë e Kosovës.

“Natyrisht unë jam qytetarë nderi i qytetit të Skenderajt, dhe jam pjesëtar i UÇK-së, por jetojë në Kroaci. Çdo vit vijmë që t’i përkulemi të gjithë këtyre heronjve dhe martirëve, sepse të gjithë qytetarët të cilët nuk e bëjnë një veprim të tillë nuk e duan të mirën e Kosovës. Sot ne duhet të jemi krenar kur i shikojmë të gjithë fëmijët këtu të cilët vijnë dhe përkulen, qëllimi kryesor është të mos harrohet në kujtesën e historisë sonë duhet të shkruhet me shkronja të arta gjithmonë”, deklaroi Çollaku.

Çollaku u shpreh se madhështia e një populli duket kur i kujton heronjtë e tij dhe kjo duhet të ndodhë çdo ditë, në shkolla dhe libra.

“Kjo vepër madhështore e familjes Jashari dhe UCK-së, kujtimet e tilla të cilat dhanë të gjithë anëtarët e vet për çlirimin e Kosovës, po më duhet se është zbehur, andaj kemi obligim moral dhe njerëzor që sa herë ta kujtojmë marsin dhe familjen Jashari dhe të gjitha ato familje që dhanë shumë për tokën e Kosovës, gjaku ynë i cili nuk do të harrohet kurrë. Madhështia e një populli është kur i kujton heronjtë e vet. Ne këtë duhet ta bëjmë jo vetëm ani, do ta bëjmë 365 ditë, në shkolla, në libra të jetë e preambula e Kushtetutës sonë në të ardhmen me shkronja të arta që çlirimi i Kosovës nuk ka ardhur rastësisht, nuk jemi shtet rasti”, ka thënë Çollaku.

DTV MEDIA

Televizioni DTV është një medium i pavarur që shtrihet në gjithë territorin e Kosovës, përmes platformave kabllore televizive, si dhe në Evropë, Amerikë dhe vendet e tjera të Botës përmes IPTV-ve.
Lëxo më shumë

KATEGORITË

  • Botë (1 486)
  • Konkurs (2)
  • Lajme (19 581)
  • Mish Mash (1)
  • Opinione (28)
  • Showbiz (139)
  • Shpallje (1)
  • Sport (255)
  • TV (57)
  • Zgjedhjet 2025 (1 095)
  • Rreth nesh
  • Reklama
  • Privatësia dhe Politika
  • Contact

DTV MEDIA © 2025 Të gjithat e drejtat e rezervuara. | Developed by: Nestcheap.com

No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
  • Sport
  • Showbiz
  • Botë
  • Opinione
  • TV
  • Shpallje
  • Konkurs
  • Zgjedhjet

DTV MEDIA © 2025 Të gjithat e drejtat e rezervuara. | Developed by: Nestcheap.com