DTV MEDIA
  • Ballina
  • Lajme
  • Sport
  • Showbiz
  • Botë
  • Opinione
  • TV
  • Mish Mash
  • Konkurs
  • Zgjedhjet2025
No Result
View All Result
DTV MEDIA
  • Ballina
  • Lajme
  • Sport
  • Showbiz
  • Botë
  • Opinione
  • TV
  • Mish Mash
  • Konkurs
  • Zgjedhjet2025
No Result
View All Result
DTV MEDIA
No Result
View All Result

Ambasadori francez takon Rashiqin, flasin për nevojën që të krijohet një qeveri stabile sa më shpejtë

7 Mars 2025
A A
Ambasadori francez takon Rashiqin, flasin për nevojën që të krijohet një qeveri stabile sa më shpejtë
Share on FacebookShare on Twitter

Ambasadori francez në Kosovë, Olivier Guerot, ka vizituar sot Ministrinë për Komunitete dhe Kthim, ku është takuar me ministrin Nenad Rashiq.

Në takim, siç njofton ministria, është diskutuar për zgjedhjet parlamentare në Kosovë dhe për nevojën e krijimit të shpejtë të një qeverie stabile.

“Theks i veçantë u vu në bashkëpunimin e deritashëm ndërmjet Ambasadës Franceze në Kosovë dhe Ministrisë për Komunitete dhe Kthim, ku të dyja palët shprehën gatishmërinë e tyre për zhvillimin e mëtutjeshëm të projekteve të përbashkëta. Diskutimi u fokusua në mundësitë për përmirësimin e kushteve të jetesës së të kthyerve dhe pjesëtarëve të komuniteteve joshumicë përmes fuqizimit ekonomik. U theksua nevoja për formimin sa më të shpejtë të një qeverie të fortë dhe stabile, e cila si një nga prioritetet e saj do ta ketë zbatimin e marrëveshjeve të mëparshme të lidhura përmes dialogut të Brukselit dhe përmirësimin e marrëdhënieve ndërmjet Qeverisë së Kosovës dhe Bashkimit Evropian”, thuhet në njoftim.

Tutje bëhet e ditur se ministri Rashiq dhe ambasadori Guerot ranë dakord se bashkëpunimi i vazhdueshëm konstruktiv është thelbësor për kthimet e qëndrueshme dhe integrimin e të gjitha komuniteteve në Kosovë.

KATEGORITË

  • Botë (1 150)
  • Drejtësi (1)
  • Ekonomi (4)
  • Konkurs (2)
  • Lajme (13 913)
  • Mish Mash (1)
  • Mish Mash (1)
  • Opinione (11)
  • rajon (4)
  • Showbiz (69)
  • Sport (141)
  • TV (56)
  • Vendore (80)
  • Zgjedhjet 2025 (973)
  • Rreth nesh
  • Reklama
  • Privatësia dhe Politika
  • Contact

DTV MEDIA © 2025 Të gjithat e drejtat e rezervuara. | Developed by: Nestcheap.com

No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
  • Sport
  • Showbiz
  • Botë
  • Opinione
  • TV
  • Mish Mash
  • Konkurs
  • Zgjedhjet

DTV MEDIA © 2025 Të gjithat e drejtat e rezervuara. | Developed by: Nestcheap.com