DTV MEDIA
  • Ballina
  • Lajme
  • Sport
  • Showbiz
  • Botë
  • Opinione
  • TV
  • Shpallje
  • Konkurs
  • Zgjedhjet2025
No Result
View All Result
DTV MEDIA
  • Ballina
  • Lajme
  • Sport
  • Showbiz
  • Botë
  • Opinione
  • TV
  • Shpallje
  • Konkurs
  • Zgjedhjet2025
No Result
View All Result
DTV MEDIA
No Result
View All Result

Sëmundja ‘’Afta Epizootike’, ndalohet importi i kafshëve të gjalla dhe produkteve të tyre nga Hungaria

7 Mars 2025
A A
Sëmundja ‘’Afta Epizootike’, ndalohet importi i kafshëve të gjalla dhe produkteve të tyre nga Hungaria
Share on Facebook

Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë ka njoftuar se Kosova ka ndaluar importin e kafshëve të gjalla dhe produkteve të tyre nga Hungaria pas informatave se në këtë shtet ka shpërthyer sëmundja “Afta Epizootike – FMD”.

Në njoftimin e lëshuar nga AUV thuhet se kjo sëmundje ka mundësi të përhapjes të shpejtë.

AUV thekson se në rast të konfirmimit të pranisë së sëmundjes, Kosova ka të përgatitura kapacitetet inspektuese për vënie nën kontroll të saj.

“Afta Epizootike është sëmundje virale, me mundësi përhapje të shpejtë. Prek kafshët dythundrake dhe shkakton dëme ekonomike të mëdha. Nga kjo sëmundjet infektive preken kafshët shtëpiake (lopët, delet, dhitë, derrat) dhe ripërtypësit e egër (drerin, kaprollin) dhe derrat. Shenjat klinike të sëmundja: ethe dhe me formim të flluskave që lokalizohen në cipën mukoze së gojës, në gji, kurorën e thundrës dhe në hapësirën ndërmjet gishtore.

Sëmundja e Aftës Epizootike nuk përbën rrezik për shëndetin human. Por ka karakter ekonomik në prodhim dhe ndalim të tregtisë. Në rast të konfirmimit të pranisë së sëmundjes, Kosova ka të përgatitura kapacitetet inspektuese për vënie nën kontroll të saj Vendi ynë mban statusin e lirë nga sëmundja e Aftës Epizootike”, shkruhet mes tjerash në njoftim.

DTV MEDIA

Televizioni DTV është një medium i pavarur që shtrihet në gjithë territorin e Kosovës, përmes platformave kabllore televizive, si dhe në Evropë, Amerikë dhe vendet e tjera të Botës përmes IPTV-ve.
Lëxo më shumë

KATEGORITË

  • Botë (1 551)
  • Konkurs (3)
  • Lajme (21 667)
  • Opinione (38)
  • Showbiz (145)
  • Shpallje (1)
  • Sport (316)
  • TV (78)
  • Zgjedhjet 2025 (1 095)
  • Rreth nesh
  • Reklama
  • Privatësia dhe Politika
  • Contact

DTV MEDIA © 2025 Të gjithat e drejtat e rezervuara. | Developed by: Nestcheap.com

No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
  • Sport
  • Showbiz
  • Botë
  • Opinione
  • TV
  • Shpallje
  • Konkurs
  • Zgjedhjet

DTV MEDIA © 2025 Të gjithat e drejtat e rezervuara. | Developed by: Nestcheap.com