DTV MEDIA
  • Ballina
  • Lajme
  • Sport
  • Showbiz
  • Botë
  • Opinione
  • TV
  • Mish Mash
  • Konkurs
  • Zgjedhjet2025
No Result
View All Result
DTV MEDIA
  • Ballina
  • Lajme
  • Sport
  • Showbiz
  • Botë
  • Opinione
  • TV
  • Mish Mash
  • Konkurs
  • Zgjedhjet2025
No Result
View All Result
DTV MEDIA
No Result
View All Result

Afro 45 mijë vota, Edona Llalloshi reagon për herë të parë pasi u zgjodh deputete: I kam qëndruar besnike këngës, njëlloj do jem edhe në politikë

7 Mars 2025
A A
Afro 45 mijë vota, Edona Llalloshi reagon për herë të parë pasi u zgjodh deputete: I kam qëndruar besnike këngës, njëlloj do jem edhe në politikë
Share on FacebookShare on Twitter

Këngëtarja kosovare, Edona Llalloshi, ka reaguar për herë të parë pas zgjedhjes së saj si deputete e Kuvendit të Kosovës.

Ajo ka shprehur mirënjohjen e saj ndaj votuesve që i dhanë besimin për të fituar mandatin e saj të parë në parlament.

Në një postim në InstaStory, Llalloshi ka ndarë një fotografi nga fushata zgjedhore, ku shihet duke kënduar me mikrofon në dorë.

Krahas imazhit, ajo ka publikuar edhe numrin e votave që ka marrë, duke treguar se ka fituar 44,707 vota, një rezultat mbresëlënës që e konfirmoi si një nga përfaqësueset më të votuara.

Foto: Edona Llalloshi/InstaStory

Edona Llalloshi garoi në këto zgjedhje si pjesë e Lëvizjes Vetëvendosje, duke bërë një kalim të suksesshëm nga bota e muzikës në atë të politikës.

“Faleminderit nga zemra të dashur qytetar dhe votues. Më lejoni që me dashuri dhe përulje të shpreh falenderimin tim për mbështetjen tuaj dhe që keni besuar në vizionin dhe angazhimin tim dhe të Lëvizjes VETËVENDOSJE, për të sjellë ndryshime pozitive për gruan, artin, kulturën… Si artiste profesioniste i kam qëndruar besnike këngës, kulturës e traditës së vendit tim, edhe si përfaqësuese e juaja në Kuvendin e Republikës së Kosovës, do të jem po e njëjta. Ky është një nder i madh për mua dhe familjen time. Le të vazhdojmë të hecim përpara, së bashku, me dashuri e përkushtim për vendin tonë, ashtu siç, e kemi bërë deri tani! E juaja. EDONA”, shkroi Llalloshi në mbishkrimin e postimit.

Kjo është hera e parë që artistja e njohur merr një pozicion në institucionet shtetërore, duke e kthyer mbështetjen e madhe të publikut në një rol aktiv në politikë.

Reagimi i saj ka ngjallur interes të madh në rrjetet sociale, ku fansat dhe mbështetësit kanë përgëzuar këngëtaren për suksesin e saj.

KATEGORITË

  • Botë (1 150)
  • Drejtësi (1)
  • Ekonomi (4)
  • Konkurs (2)
  • Lajme (13 913)
  • Mish Mash (1)
  • Mish Mash (1)
  • Opinione (11)
  • rajon (4)
  • Showbiz (69)
  • Sport (141)
  • TV (56)
  • Vendore (80)
  • Zgjedhjet 2025 (973)
  • Rreth nesh
  • Reklama
  • Privatësia dhe Politika
  • Contact

DTV MEDIA © 2025 Të gjithat e drejtat e rezervuara. | Developed by: Nestcheap.com

No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
  • Sport
  • Showbiz
  • Botë
  • Opinione
  • TV
  • Mish Mash
  • Konkurs
  • Zgjedhjet

DTV MEDIA © 2025 Të gjithat e drejtat e rezervuara. | Developed by: Nestcheap.com