Gjashtë oficerë të Forcës së Sigurisë së Kosovës kanë përmbyllur me sukses shkollimin në Akademinë e Mbrojtjes pranë Kolegjit të Mbrojtjes dhe Sigurisë në Kursin Themelor të Oficerit të Shtabit, në Republikën e Shqipërisë.
Lajmi është bërë i ditur përmes një postimi në Facebook të FSK-së, raporton Klankosova.tv.
“Forcat e Armatosura të Republikës së Shqipërisë mbështesin në vazhdimësi ngritjen profesionale të personelit ushtarak të FSK-së, në forcimin e sigurisë dhe mbrojtjes globale”, thuhet mes tjerash në postim.
https://www.facebook.com/plugins/post.php?href=https%3A%2F%2Fwww.facebook.com%2FSHPFSK%2Fposts%2Fpfbid0kJtY5f9QJVbzLWYskEtXHRvTa7479Qex8KTgb2k7kg9QPbNvTz9qGNuU2eRf5dZHl&show_text=true&width=500