DTV MEDIA
  • Ballina
  • Lajme
  • Sport
  • Showbiz
  • Botë
  • Opinione
  • TV
  • Mish Mash
  • Konkurs
  • Zgjedhjet2025
No Result
View All Result
DTV MEDIA
  • Ballina
  • Lajme
  • Sport
  • Showbiz
  • Botë
  • Opinione
  • TV
  • Mish Mash
  • Konkurs
  • Zgjedhjet2025
No Result
View All Result
DTV MEDIA
No Result
View All Result

Vuçiqi për protestat: Organizuan revolucion me ngjyra që të mos mundemi të mbrojmë Kosovën

9 Mars 2025
A A
Vuçiqi për protestat: Organizuan revolucion me ngjyra që të mos mundemi të mbrojmë Kosovën
Share on FacebookShare on Twitter

Presidenti serb Aleksandar Vuçiq tha mbrëmë në Smederevë se “revolucioni me ngjyra në Serbi u organizua me miliarda euro që Serbia të mos mund ta mbronte Kosovën dhe që të mos mund të ndihmonte Republikën e saj Sërpska”.

Vuçiqi tha se tani po mundohen të bëjnë diçka me dhunë, por se, sipas tij, ky është fundi.

“Ata organizuan revolucionin me ngjyrë, kryesisht sepse donin ta shkatërronin Serbinë, në mënyrë që Serbia të mos mund të mbronte Kosovën dhe popullin e saj në Kosovë, dhe që Serbia të mos mund të ndihmonte vëllezërit dhe njerëzit e saj në Republikën Sërpska”, tha Vuçiqi në një tubim në Smederevë, raporton “Anadolu”.

“Kanë bërë aq shumë për të shkatërruar Serbinë, nuk kemi pasur dy muaj më keq në investimet e huaja direkte në dhjetë vitet e fundit se dy muajt e fundit. Gjithçka që kanë bërë, kanë bërë ilegalisht. Bllokuan rrugët, i penguan njerëzit të ushtrojnë të drejtën e tyre kushtetuese për lirinë e lëvizjes. Ata ngacmuan njerëzit kudo që shkuan, bënë ç’të mundën. Ne ishim të duruar dhe tolerantë që të mos shkaktonim një incident të vetëm”, u shpreh kreu i shtetit serb.

Ka kohë që në Serbi janë organizuar protesta të mëdha, dhe gjithçka nisi nga shembja e një mburoje në stacionin e trenit në Novi Sad, nëntorin e vitit të kaluar, nga ku mbetën 15 të vdekur.

KATEGORITË

  • Botë (1 150)
  • Drejtësi (1)
  • Ekonomi (4)
  • Konkurs (2)
  • Lajme (13 915)
  • Mish Mash (1)
  • Mish Mash (1)
  • Opinione (11)
  • rajon (4)
  • Showbiz (69)
  • Sport (141)
  • TV (56)
  • Vendore (80)
  • Zgjedhjet 2025 (973)
  • Rreth nesh
  • Reklama
  • Privatësia dhe Politika
  • Contact

DTV MEDIA © 2025 Të gjithat e drejtat e rezervuara. | Developed by: Nestcheap.com

No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
  • Sport
  • Showbiz
  • Botë
  • Opinione
  • TV
  • Mish Mash
  • Konkurs
  • Zgjedhjet

DTV MEDIA © 2025 Të gjithat e drejtat e rezervuara. | Developed by: Nestcheap.com