DTV MEDIA
  • Ballina
  • Lajme
  • Sport
  • Showbiz
  • Botë
  • Opinione
  • TV
  • Mish Mash
  • Konkurs
  • Zgjedhjet2025
No Result
View All Result
DTV MEDIA
  • Ballina
  • Lajme
  • Sport
  • Showbiz
  • Botë
  • Opinione
  • TV
  • Mish Mash
  • Konkurs
  • Zgjedhjet2025
No Result
View All Result
DTV MEDIA
No Result
View All Result

Vjedhja e rëndë në një banesë në Prishtinë, hajni që ‘avulloi’ arin zbulohet se është familjar

13 Janar 2025
A A
Vjedhja e rëndë në një banesë në Prishtinë, hajni që ‘avulloi’ arin zbulohet se është familjar
Share on FacebookShare on Twitter

Rastet e vjedhjeve dhe grabitjeve janë në rritje, pasi që çdo ditë raportohet për persona të ndryshëm të cilët në mënyrë të kundërligjshme përfitojnë të mira materiale. Por nuk ndodh shpesh që të dyshuarit të jenë familjarët që kryejnë vjedhje brenda shtëpive të tyre.

Një rast i vjedhjes së rëndë ka ndodhur në fund të dhjetorit në një banesë në rrugën ‘Vëllezërit Gërvalla’ në Prishtinë, ndërsa tashmë Policia ka arritur ta arrestojë të dyshuarin.

Burimet kanë bërë me dije se pronarja e banesës e kishte raportuar rastin në Polici, ku kishte deklaruar se dikush i ka vjedhur stoli ari në vlerë të mbi 5 mijë eurove.

Si rezultat i denoncimit, pas veprimeve të ndërmarra, është zbuluar se i dyshuari që ka kryer vjedhjen është familjar i viktimës.

Gjatë ditës së djeshme është siguruar prezenca e tij dhe i njëjti është arrestuar e shoqëruar në stacion policor.

Pas përfundimit të procedurave policore, Prokurori i Shtetit ka urdhëruar që i dyshuari të dërgohet në mbajtje nën dyshimet për veprën penale ‘Vjedhje e rëndë’.

KATEGORITË

  • Botë (1 077)
  • Drejtësi (1)
  • Ekonomi (1)
  • Konkurs (2)
  • Lajme (9 167)
  • Mish Mash (1)
  • Mish Mash (1)
  • Opinione (10)
  • rajon (2)
  • Showbiz (66)
  • Sport (133)
  • TV (54)
  • Vendore (80)
  • Zgjedhjet 2025 (435)
  • Rreth nesh
  • Reklama
  • Privatësia dhe Politika
  • Contact

DTV MEDIA © 2025 Të gjithat e drejtat e rezervuara. | Developed by: Nestcheap.com

No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
  • Sport
  • Showbiz
  • Botë
  • Opinione
  • TV
  • Mish Mash
  • Konkurs
  • Zgjedhjet

DTV MEDIA © 2025 Të gjithat e drejtat e rezervuara. | Developed by: Nestcheap.com