Pas bisedimeve të sotme me zyrtarët ukrainas në Arabinë Saudite, sekretari amerikan i shtetit, Marco Rubio, tha se “topi tani është në fushën e Rusisë”.
Duke folur nga Jeddah, Arabia Saudite, ai tha se Ukraina dhe SHBA-ja kanë bërë një “hap pozitiv” gjatë bisedimeve dhe shpreson që Rusia do të përgjigjet në të njëjtën mënyrë, shkruan Skynews.
Këshilltari për sigurinë kombëtare, Mike Waltz, shtoi se është “shumë e qartë” që Ukraina ndan vizionin e presidentit amerikan, Donald Trump për paqen dhe se “ata ndajnë vendosmërinë e tij për t’i dhënë fund luftës”.