DTV MEDIA
  • Ballina
  • Lajme
  • Sport
  • Showbiz
  • Botë
  • Opinione
  • TV
  • Shpallje
  • Konkurs
  • Zgjedhjet2025
No Result
View All Result
DTV MEDIA
  • Ballina
  • Lajme
  • Sport
  • Showbiz
  • Botë
  • Opinione
  • TV
  • Shpallje
  • Konkurs
  • Zgjedhjet2025
No Result
View All Result
DTV MEDIA
No Result
View All Result

Çka ndodhi në takim? Zyra e Kryeministrit zbardhë detajet e bisedës ndërmjet Kurtit dhe Rutte

11 Mars 2025
A A
Çka ndodhi në takim? Zyra e Kryeministrit zbardhë detajet e bisedës ndërmjet Kurtit dhe Rutte
Share on Facebook

Sekretari i NATO-s ka mbërritur në Kosovë, pas vizitës së tij në Bosnjë e Hercoegovinë. Ai u takua fillimisht me presidentin e vendit, Vjosa Osmani, pastaj edhe me kryeministrin Albin Kurti.

Gjatë takimit, kryeministri Albin Kurti shprehi mirënjohjen e tij për kontributin e çmueshëm të NATO-s në ruajtjen e paqës dhe sigurisë në Kosovë.

Gjithashtu, Kurti e falënderoi sekretarin Rutte, për bashkëpunimin e ngushtë mes misionit të NATO-s, KFOR-it, dhe institucioneve të sigurisë së Kosovës, si dhe për mbështetjen e vazhdueshme të NATO-s ndaj Ministrisë së Mbrojtjes dhe Forcës së Sigurisë së Kosovës nëpërmjet misionit këshillëdhënës.

Në këtë takim të parë midis tyre, kreu i shtetit theksoi se aspirata e Republikës së Kosovës për anëtarësim në NATO reflekton përkushtimin e vendit tonë ndaj vlerave të përbashkëta të demokracisë, sundimit të ligjit dhe sigurisë dhe vullnetit për të kontribuar në fuqizimin të mëtejshëm të Aleancës.

Njëra ndër temat e diskutuara ishin edhe zgjedhjet parlamentare të 9 shkurtit, duke i theksuar Kurti ato si të lira e demokratike, duke marrë pjesë të gjitha komunitetet jo-shumicë.

Por, kryeministri ngriti shqetësimet edhe tek sekretari i NATO-s për përpjekjen e ndërhyrjës së Serbisë në zgjedhje duke i shantazhuar dhe duke iu bërë presion komunitetit serb, dhe sipas tij këta të fundit e kanë pasur edhe mbështetjen e Rusisë.

Ai theksoi se raportet e misionit të vëzhguesve të BE-së kanë evidentuar përhapjen e dezinformatave nga mediat ruse me bazë në Serbi, si “RT Balkans” dhe “Sputnik Srbija”, të cilat kanë shpërndarë mbi 60 artikuj që synonin manipulimin e komunitetit serb në Kosovë.

Kryeministri Kurti falënderoi Sekretarin e Përgjithshëm të NATO-s për vizitën dhe për mbështetjen e vazhdueshme ndaj Kosovës dhe qytetarëve të saj, dhe theksoi gatishmërinë e Kosovës për të qenë përherë aleate në mbrojtje të vlerave demokratike.

DTV MEDIA

Televizioni DTV është një medium i pavarur që shtrihet në gjithë territorin e Kosovës, përmes platformave kabllore televizive, si dhe në Evropë, Amerikë dhe vendet e tjera të Botës përmes IPTV-ve.
Lëxo më shumë

KATEGORITË

  • Botë (1 551)
  • Konkurs (3)
  • Lajme (21 703)
  • Opinione (38)
  • Showbiz (146)
  • Shpallje (1)
  • Sport (316)
  • TV (78)
  • Zgjedhjet 2025 (1 095)
  • Rreth nesh
  • Reklama
  • Privatësia dhe Politika
  • Contact

DTV MEDIA © 2025 Të gjithat e drejtat e rezervuara. | Developed by: Nestcheap.com

No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
  • Sport
  • Showbiz
  • Botë
  • Opinione
  • TV
  • Shpallje
  • Konkurs
  • Zgjedhjet

DTV MEDIA © 2025 Të gjithat e drejtat e rezervuara. | Developed by: Nestcheap.com