Analisti politik Jeton Zogjani ishte mysafir në emisionin N’pikë në DTV MEDIA.
Zogjani ndër tjera në këtë emision foli për kreun e LDK-së, Lumir Abdixhiku.
Teksa folnin për Abdixhikun, gazetarja Afërdita Maliqi thotë se, Lumiri nuk po e kupton fuqinë, pasi nuk po e di që është i treti në zgjedhjet e 9 shkurtit.
Kurse, Zogjani thotë se Abdixhiku nuk beson që Albin Kurti është e keqja e këtij vendi.
Tutje ai shton se, Abdixhiku po bjen në kundërshtim me atë që ka thënë gjatë fushatës zgjedhore.