DTV MEDIA
  • Ballina
  • Lajme
  • Sport
  • Showbiz
  • Botë
  • Opinione
  • TV
  • Mish Mash
  • Konkurs
  • Zgjedhjet2025
No Result
View All Result
DTV MEDIA
  • Ballina
  • Lajme
  • Sport
  • Showbiz
  • Botë
  • Opinione
  • TV
  • Mish Mash
  • Konkurs
  • Zgjedhjet2025
No Result
View All Result
DTV MEDIA
No Result
View All Result

Hoxhaj me plan konkret për rikthimin e njohjeve: Është prioritet i lartë

13 Janar 2025
A A
Hoxhaj me plan konkret për rikthimin e njohjeve: Është prioritet i lartë
Share on FacebookShare on Twitter

Ish-ministri i Punëve të Jashtme Enver Hoxhaj, ka shpalosur planin konkret të partisë së tij për rikthimin e njohjeve ndërkombëtare të Kosovës.

Hoxhaj ka theksuar rëndësinë jetike të njohjeve ndërkombëtare për Kosovën, duke kujtuar suksesin e tij si ministër, kur Kosova siguroi 117 njohje.

Ai ka kritikuar qeverisjen aktuale të Albin Kurtit, duke vënë në pah se gjatë katër viteve të fundit nuk është arritur asnjë njohje e re.

“Jam shumë krenar që gjatë dy mandateve të mia si ministër i Punëve të Jashtme, Kosova është njohur nga një numër i madh i vendeve në gjeografi globale. Unë e kam marr Ministrinë e Punëve të Jashtme me 75 njohje dhe e kam lënë me 117. Gjatë katër viteve të qeverisjes së Albin Kurtit, nuk ka asnjë njohje të vetme,” tha Hoxhaj.

Kandidati për deputet i PDK-së, ka deklaruar se partia e tij ka hartuar një plan të detajuar, i cili përfshin identifikimin e vendeve potenciale në Afrikë, Azi dhe Amerikë Latine që mund ta njohin Kosovën.

“Nën udhëheqjen e Partisë Demokratike të Kosovës, ne kemi një plan të qartë, një mendim të plotë dhe një analizë të detajshme se cilat vende në Afrikë, Azi, në Amerikë Latine janë në gjendje që ta njohin Kosovën. Nga java e parë, nga muaji i parë dhe nga viti i parë, ne do të sjellim njohje konkrete për Republikën e Kosovës. ,” shtoi ai.

Enver Hoxhaj, paralajmëroi gjithashtu një video të veçantë ku do të diskutojë planin për anëtarësimin e Kosovës në NATO.

https://www.facebook.com/plugins/video.php?height=476&href=https%3A%2F%2Fwww.facebook.com%2Freel%2F602569859381495%2F&show_text=false&width=267&t=0

KATEGORITË

  • Botë (1 077)
  • Drejtësi (1)
  • Ekonomi (1)
  • Konkurs (2)
  • Lajme (9 157)
  • Mish Mash (1)
  • Mish Mash (1)
  • Opinione (10)
  • rajon (2)
  • Showbiz (66)
  • Sport (133)
  • TV (54)
  • Vendore (80)
  • Zgjedhjet 2025 (435)
  • Rreth nesh
  • Reklama
  • Privatësia dhe Politika
  • Contact

DTV MEDIA © 2025 Të gjithat e drejtat e rezervuara. | Developed by: Nestcheap.com

No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
  • Sport
  • Showbiz
  • Botë
  • Opinione
  • TV
  • Mish Mash
  • Konkurs
  • Zgjedhjet

DTV MEDIA © 2025 Të gjithat e drejtat e rezervuara. | Developed by: Nestcheap.com