DTV MEDIA
  • Ballina
  • Lajme
  • Sport
  • Showbiz
  • Botë
  • Opinione
  • TV
  • Shpallje
  • Konkurs
  • Zgjedhjet2025
No Result
View All Result
DTV MEDIA
  • Ballina
  • Lajme
  • Sport
  • Showbiz
  • Botë
  • Opinione
  • TV
  • Shpallje
  • Konkurs
  • Zgjedhjet2025
No Result
View All Result
DTV MEDIA
No Result
View All Result

Serbia ankohet pse anëtarët e NATO-s po e armatosin Ushtrinë e Kosovës

12 Mars 2025
A A
Serbia ankohet pse anëtarët e NATO-s po e armatosin Ushtrinë e Kosovës
Share on Facebook

Ministri i Mbrojtjes i Serbisë, Bratislav Gashiq, ka shprehur shqetësimin e tij lidhur me mbështetjen që disa shtete anëtare të NATO-s po i japin Kosovës për ngritjen e kapaciteteve të saj ushtarake.

Gashiq i bëri këto komente gjatë një takimi në Beograd me komandantin e Komandës së Forcave të Përbashkëta të NATO-s në Napoli, Admiralin Stuart Munsch.

Sipas njoftimit të Ministrisë së Mbrojtjes së Serbisë, një nga temat kryesore të bisedës ishte Kosova, ku Gashiq shprehu kundërshtimin e tij ndaj, siç i quajti ai, “lëvizjeve të njëanshme” të kryeministrit Albin Kurti, të cilat “drejtohen kundër Serbisë dhe komunitetit serb”, raportojnë mediat serbe.

Një nga çështjet e diskutuara ishte edhe transformimi i Forcës së Sigurisë së Kosovës në Ushtri, për të cilën Gashiq tha se është në kundërshtim me Rezolutën 1244 të Këshillit të Sigurimit të OKB-së.

Ai deklaroi se Serbia do të vazhdojë të ndjekë një politikë të qartë të dialogut dhe paqes, duke u pozicionuar si një partner i besueshëm dhe i parashikueshëm.

Gjithashtu, ai përcolli shqetësimet e Beogradit për mungesën e miratimit të dokumenteve që do të rregullonin formalisht bashkëpunimin ndërmjet Serbisë dhe NATO-s.

Në anën tjetër, Admirali Munsch theksoi se Ballkani Perëndimor mbetet një rajon me rëndësi strategjike për NATO-n dhe ripohuar përkushtimin e Aleancës për stabilitetin në rajon.

Ai shtoi se KFOR-i mbetet i angazhuar për të zbatuar mandatin e tij në Kosovë.

DTV MEDIA

Televizioni DTV është një medium i pavarur që shtrihet në gjithë territorin e Kosovës, përmes platformave kabllore televizive, si dhe në Evropë, Amerikë dhe vendet e tjera të Botës përmes IPTV-ve.
Lëxo më shumë

KATEGORITË

  • Botë (1 551)
  • Konkurs (3)
  • Lajme (21 707)
  • Opinione (38)
  • Showbiz (146)
  • Shpallje (1)
  • Sport (316)
  • TV (78)
  • Zgjedhjet 2025 (1 095)
  • Rreth nesh
  • Reklama
  • Privatësia dhe Politika
  • Contact

DTV MEDIA © 2025 Të gjithat e drejtat e rezervuara. | Developed by: Nestcheap.com

No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
  • Sport
  • Showbiz
  • Botë
  • Opinione
  • TV
  • Shpallje
  • Konkurs
  • Zgjedhjet

DTV MEDIA © 2025 Të gjithat e drejtat e rezervuara. | Developed by: Nestcheap.com