DTV MEDIA
  • Ballina
  • Lajme
  • Sport
  • Showbiz
  • Botë
  • Opinione
  • TV
  • Mish Mash
  • Konkurs
  • Zgjedhjet2025
No Result
View All Result
DTV MEDIA
  • Ballina
  • Lajme
  • Sport
  • Showbiz
  • Botë
  • Opinione
  • TV
  • Mish Mash
  • Konkurs
  • Zgjedhjet2025
No Result
View All Result
DTV MEDIA
No Result
View All Result

Thirrjet anti-Kosovë dhe incidentet e tjera, Serbia merr mbi 2 milionë euro gjoba

13 Mars 2025
A A
Thirrjet anti-Kosovë dhe incidentet e tjera, Serbia merr mbi 2 milionë euro gjoba
Share on FacebookShare on Twitter

“Kosova është Serbi”, është njëra ndër thirrjet anti-Kosovë që dëgjohet më së shumti në stadiume, ndaj të cilës UEFA vazhdimisht ka ndarë gjoba për Federatën e Futbollit të Serbisë dhe klubet serbe.

Për shkelje të shumta nga tifozët serbë, sot Federata e Futbollit e Serbisë ka njoftuar se deri më tani ka paguar mbi dy milionë euro gjoba në UEFA.

Madje ata e cilësojnë si tingëllim joreal.

“Futbolli serb, si kombëtar ashtu edhe ai i nivelit të klubeve, ka paguar një çmim të madh për vite me radhë për të gjitha format e diskriminimit të kryer nga individë apo grupe të papërgjegjshme në tribuna. Gjobat e larta nga UEFA dhe FIFA dhe ndeshjet pa shikues janë bërë pothuajse të zakonshme për futbollin serb. Tingëllojnë joreale, që vetëm Federata e Futbollit e Serbisë ka paguar më shumë se 2 milionë euro që nga pavarësia e saj në vitin 2006 për shkak të veprimeve të ndryshme të ekstremizmit të regjistruara nga UEFA dhe FIFA në ndeshjet thuajse të të gjitha ekipeve kombëtare”, shkruan në njoftimin e Federatës së Futbollit të Serbisë.

Tutje thuhet se shikuesit kanë qenë të paralajmëruar se për shkelje të tilla, do të gjobiten.

Në pesë vjetët e fundit, Federata serbe e futbollit është dënuar nga UEFA me 703 mijë e 375 euro për shenja dhe simbole të ndryshme të paautorizuara, fyerje dhe diskriminim në tribuna gjatë ndeshjeve të ekipeve përfaqësuese të Serbisë.

Në fakt, thirrjet e tifozëve serbë, mesazhet politike kundër Kosovës, janë të pranishme thuajse në çdo ndeshje të Serbisë apo klube serbe.

Në shkrimin e tyre ata parashtrojnë pyetjen se kur të mblidhet gjithçka, sa fusha të reja mund të ishin ndërtuar në të gjithë Serbinë?

“Federata e Futbollit e Serbisë u gjobit me gjithsej 259 mijë euro për trazira në tribuna gjatë ndeshjeve të fundit të përfaqësueses A në Ligën e Kombeve (duelet kundër Zvicrës, Spanjës dhe Danimarkës në shtëpi dhe jashtë vendit. Vetëm për shkak të personave të papërgjegjshëm që shkaktuan incidente në Cyrih, në ndeshjen ndaj Zvicrës, Federata u dënua me 119 mijë e 750 euro. Kur të mblidhet gjithçka, pyetja është sa fusha të reja mund të ishin ndërtuar në të gjithë Serbinë?”, thekson në njoftimin e Federatës së Futbollit të Serbisë.

Ndër të tjera, Federata e Futbollit e Serbisë ka bërë thirrje të mos ketë incidente të tjera.

KATEGORITË

  • Botë (1 077)
  • Drejtësi (1)
  • Ekonomi (1)
  • Konkurs (2)
  • Lajme (9 193)
  • Mish Mash (1)
  • Mish Mash (1)
  • Opinione (10)
  • rajon (2)
  • Showbiz (66)
  • Sport (133)
  • TV (54)
  • Vendore (80)
  • Zgjedhjet 2025 (435)
  • Rreth nesh
  • Reklama
  • Privatësia dhe Politika
  • Contact

DTV MEDIA © 2025 Të gjithat e drejtat e rezervuara. | Developed by: Nestcheap.com

No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
  • Sport
  • Showbiz
  • Botë
  • Opinione
  • TV
  • Mish Mash
  • Konkurs
  • Zgjedhjet

DTV MEDIA © 2025 Të gjithat e drejtat e rezervuara. | Developed by: Nestcheap.com