DTV MEDIA
  • Ballina
  • Lajme
  • Sport
  • Showbiz
  • Botë
  • Opinione
  • TV
  • Mish Mash
  • Konkurs
  • Zgjedhjet2025
No Result
View All Result
DTV MEDIA
  • Ballina
  • Lajme
  • Sport
  • Showbiz
  • Botë
  • Opinione
  • TV
  • Mish Mash
  • Konkurs
  • Zgjedhjet2025
No Result
View All Result
DTV MEDIA
No Result
View All Result

Si shpëtova në masakrën e 13 Marsit në Tregun e Mitrovicës

13 Mars 2025
A A
Si shpëtova në masakrën e 13 Marsit në Tregun e Mitrovicës
Share on FacebookShare on Twitter

Rrëfimi i të mbijeturit Gazmend Syla

Jetën sigurisht se ia kam borxh Krijuesit!
E Krijuesi, një dhe i vetëm, e beri sebep “I”-në, një tregtar mitrovicas, që unë të mos vdes më 13 mars 1999. Këtë ditë kam mundur ta lë këtë botë, siç e lanë dhunshëm, 7 veta, të cilët u vranë në atë që njihet si masakra e tmerrshme me granata në pazarin e këtij qyteti.
Atë të shtunë, pa pritur e pa kujtuar, në tregun e Mitrovices, te mbushur përplot me njerez, ndodhi një shpërthim i hatashëm. Pos 7 vetave që vdiqën, në mesin e të cilëve edhe Elizabeta 5 vjece, u lënduan rëndë e lehtë më tepër se 100 persona tjerë.Në atë kohë të pakohë e të pashpresë, unë, herë pas herë, bëja punë mbijetese, si qindra shqiptarë tjerë, duke shitur pemë e perime në pazarin që ndodhet në qendër të qytetit. Duke qenë se isha i vogël si tregtar dhe pa një tezgë time personale, e lija mallin tim deri ka pasdita, me shpresë se tregu do të mbetej pa kësi malli, në mënyrë që unë ta shisja atë më kollaj, e ndoshta edhe me cmim më të volitshëm, më vonë, kudo që e ekspozoja.I”-ja dhe vëllezërit e tij kishin shumë nam në pazar dhe unë, në njëfarë mënyre i shihja si shembull për t’u ndjekur në këtë biznes, ku veten e konsideroja sall si një “filimen”. Ata i mbanin të paktën dy tezga të mëdha. Njëra kjo ku u ndala unë, dhe tjetra m’u në qendër, në një si udhëkryq të pazarit, ku lidheshin katër udhë.
Nuk mbaj mend cfarë kemi biseduar me “I”-në, por e di që muhabeti zgjati disa minuta. Këta pak minuta dolën të jenë të mjaftueshëm që unë të mos mbërrija aty ku do të ndodhte shpërthimit, nja 30 – 40 metra më tutje, kah edhe isha nisur, sikur tëmos më ndalte “I”-ja. Megjithatë, disa hapa andej i kisha bërë, pasi u ndave me të.
Por, fati i mirë në këtë tragjedi (të paktën për mua, e jo edhe për viktimat) që fakti se pazari ishte plot njerëz, dhe ecja bëhej obligativisht e ngadaltë, si me hapa breshke. Teksa unë po bëja këta hapa, u dëgjua shpëthimi i madh. Mbaj mend një kaos total, me copa gjithckaje që fluturonin mbi ne, tym të madh, britma të frikshme dhe njerëz që bënin turr të iknin kah munden, sic bëra edhe vetë, duke marrë kahun tjetër të rrugës.

KATEGORITË

  • Botë (1 077)
  • Drejtësi (1)
  • Ekonomi (1)
  • Konkurs (2)
  • Lajme (9 193)
  • Mish Mash (1)
  • Mish Mash (1)
  • Opinione (10)
  • rajon (2)
  • Showbiz (66)
  • Sport (133)
  • TV (54)
  • Vendore (80)
  • Zgjedhjet 2025 (435)
  • Rreth nesh
  • Reklama
  • Privatësia dhe Politika
  • Contact

DTV MEDIA © 2025 Të gjithat e drejtat e rezervuara. | Developed by: Nestcheap.com

No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
  • Sport
  • Showbiz
  • Botë
  • Opinione
  • TV
  • Mish Mash
  • Konkurs
  • Zgjedhjet

DTV MEDIA © 2025 Të gjithat e drejtat e rezervuara. | Developed by: Nestcheap.com