DTV MEDIA
  • Ballina
  • Lajme
  • Sport
  • Showbiz
  • Botë
  • Opinione
  • TV
  • Mish Mash
  • Konkurs
  • Zgjedhjet2025
No Result
View All Result
DTV MEDIA
  • Ballina
  • Lajme
  • Sport
  • Showbiz
  • Botë
  • Opinione
  • TV
  • Mish Mash
  • Konkurs
  • Zgjedhjet2025
No Result
View All Result
DTV MEDIA
No Result
View All Result

Hoxhaj për Erhard Busek: Miku që ndërkombëtarizoi pavarësinë e Kosovë

13 Mars 2025
A A
Hoxhaj për Erhard Busek: Miku që ndërkombëtarizoi pavarësinë e Kosovë
Share on FacebookShare on Twitter

Prishtina, sot në hapësirën e Bibliotekës Kombëtare të Kosovës “Pjetër Bogdani”, inauguron sheshi “Erhard Busek”, në nderim të mikut të madh të Kosovës, Dr. Erhard Busek, i cili ka luajtur një rol kyç në mbështetjen dhe ndërkombëtarizimin e çështjes së Kosovës gjatë viteve ’90.

Ish-ministri i jashtëm Enver Hoxhaj ka ndarë një rrëfim të veçantë me ish-zëvendëskancelari dhe Ministri i Arsimit i Austrisë, Erhard Busek, për të cilin thotë se ishte ndër të parët që njohu diplomat e Universitetit të Prishtinës në kohën kur regjimi serb i Millosheviqit kishte mbyllur këtë institucion, raporton Ekonomia Online.

“Gjatë viteve 1990, Busek ishte ndër adresat e para politike për shqiptarët e Kosovës në Austri, ku për herë të parë u takova me të në vitin 1994, por më pas u takuam rregullisht dhe bashkëpunuam ngushtë me të, me Albert Rohan, me Wolfgang Petritsch, me Hannes Swoboda e shumë miq të tjerë në mbështetje të Kosovës.”, shkroi Hoxhaj.

Përmes një postimi në Facebook, ish-ministri i Jashtëm i Kosovës, Enver Hoxhaj, i cili kishte takuar Busekun për herë të parë në vitin 1994, u shpreh se Busek ishte një nga mbështetësit më të fuqishëm perëndimorë për çlirimin dhe pavarësinë e Kosovës. 

Hoxhaj vlerësoi rolin e tij kyç në procesin e negociatave të Vjenës për statusin final të Kosovës, duke e cilësuar atë si një mentor të jashtëzakonshëm dhe një mik të përjetshëm të popullit të Kosovës.

“Inaugurimi i sheshit ‘Erhard Busek’ është një gur i rëndësishëm në themelin e miqësisë austriako-shqiptare, e cila daton që nga koha e rilindasit të madh Pjetër Bogdani dhe aleatëve të tij habsburgë,” ka deklaruar Hoxhaj.

Në këtë ngjarje simbolike, Kosova nderon një figurë që dha kontribut të jashtëzakonshëm për lirinë, pavarësinë dhe shtetformimin e vendit.

KATEGORITË

  • Botë (1 077)
  • Drejtësi (1)
  • Ekonomi (1)
  • Konkurs (2)
  • Lajme (9 191)
  • Mish Mash (1)
  • Mish Mash (1)
  • Opinione (10)
  • rajon (2)
  • Showbiz (66)
  • Sport (133)
  • TV (54)
  • Vendore (80)
  • Zgjedhjet 2025 (435)
  • Rreth nesh
  • Reklama
  • Privatësia dhe Politika
  • Contact

DTV MEDIA © 2025 Të gjithat e drejtat e rezervuara. | Developed by: Nestcheap.com

No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
  • Sport
  • Showbiz
  • Botë
  • Opinione
  • TV
  • Mish Mash
  • Konkurs
  • Zgjedhjet

DTV MEDIA © 2025 Të gjithat e drejtat e rezervuara. | Developed by: Nestcheap.com