DTV MEDIA
  • Ballina
  • Lajme
  • Sport
  • Showbiz
  • Botë
  • Opinione
  • TV
  • Mish Mash
  • Konkurs
  • Zgjedhjet2025
No Result
View All Result
DTV MEDIA
  • Ballina
  • Lajme
  • Sport
  • Showbiz
  • Botë
  • Opinione
  • TV
  • Mish Mash
  • Konkurs
  • Zgjedhjet2025
No Result
View All Result
DTV MEDIA
No Result
View All Result

“Rruga u kthye në kob…”/ Detaje të dhimbshme: Viktimat e aksidentit në Ranillug ishin nisur për Universitet

14 Mars 2025
A A
E dhimbshme për familjen: Kjo është njëra nga vajzat që vdiq në aksidentin në Ranillug, motra e saj në spital
Share on FacebookShare on Twitter

Kosova sot është tronditur nga vdekja e dy vajzave të reja si pasojë e aksidentit tragjik në aksin rrugor të fshatit Domorovc-Hodonovc, në Ranillug. Arbnora Basha dhe Antiana Thaqi humbën jetën pasi nuk arritën t’iu mbijetojnë lëndimeve të marra nga aksidenti, ndërkaq motra e Arbnorës e cila po ashtu ishte në veturën e aksidentuar, mbeti e lënduar dhe po trajtohet në spital. Përveç informacioneve zyrtare nga Policia për aksidentin, tashmë janë zbardhur edhe disa detaje të reja në lidhje me këtë rast tragjik.

Fillimisht u raportua se bëhej fjalë për një vetaksident, ku ishte e përfshirë vetëm vetura Golf VII me targa 06, e cila po drejtohej nga njëra prej viktimave, por më vonë, pas hetimeve më të detajuara dhe shikimit të kamerave të sigurisë, Policia njoftoi se është ngritur dyshimi se bëhet fjalë për aksident ku u përfshi edhe një kamion.

Sipas njoftimit të Policisë, dyshohet se shoferi i kamionit si pasojë e kthimit të pasigurt e ka penguar lëvizjen e veturës e cila ishte në tejkalim dhe shoferja e veturës nga mos përshtatja e shpejtësisë me kushtet e rrugës e ka humbur kontrollin, duke tentuar ta shmangë goditjen e kamionit dhe për pasojë vetura ku ndodheshin tri vajzat përfundoi e rrokullisur jashtë rrugës.

Sinjali sot ka raportuar se dy viktimat e këtij rasti, Arbnora dhe Antiana, ishin duke ndjekur studimet në Fakultetin e Edukimit në Universitetin “Kadri Zeka” në Gjilan.

E çka e bën akoma më të dhimbshëm këtë rast, është fakti se dy vajzat e reja që vdiqën në këtë aksident ishin nisur rrugës për të shkuar në Universitet, destinacion të cilin nuk e arritën pasi humbën jetën tragjikisht.

Kjo është bërë e ditur nga profesoresha e tyre Liridonë Mehmeti, përmes një postimi në profilin e saj në Facebook

“Arbnora dhe Antiana, dy studente të zellshme e plot gjallëri; rruga për të arritur në universitet sot, për të mbajtur ushtrimet e së premtes, u kthye në kob për ju e për të gjithë ne. Ju prita sot në sallë, si zakonisht, për të diskutuar për detyrat e mësimet… E vështirë ta pranojmë humbjen tuaj të papritur e tragjike”, ka shkruar ajo.

Kujtojmë se shoferi I kamionit që u përfshi në aksident me vendim të Prokurorit të Shtetit është ndaluar për 48 orë.

Ndërkaq, trupat e pajetë të viktimave janë dërguar në IML për obduksion.

Rrethanat e këtij aksidenti po vazhdojnë hetohen dhe Sinjali do t’iu mbajë të informuar në lidhje me detajet e këtij rasti.

KATEGORITË

  • Botë (1 150)
  • Drejtësi (1)
  • Ekonomi (5)
  • Konkurs (2)
  • Lajme (13 992)
  • Mish Mash (1)
  • Mish Mash (1)
  • Opinione (11)
  • rajon (4)
  • Showbiz (69)
  • Sport (141)
  • TV (56)
  • Vendore (80)
  • Zgjedhjet 2025 (974)
  • Rreth nesh
  • Reklama
  • Privatësia dhe Politika
  • Contact

DTV MEDIA © 2025 Të gjithat e drejtat e rezervuara. | Developed by: Nestcheap.com

No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
  • Sport
  • Showbiz
  • Botë
  • Opinione
  • TV
  • Mish Mash
  • Konkurs
  • Zgjedhjet

DTV MEDIA © 2025 Të gjithat e drejtat e rezervuara. | Developed by: Nestcheap.com