DTV MEDIA
  • Ballina
  • Lajme
  • Sport
  • Showbiz
  • Botë
  • Opinione
  • TV
  • Mish Mash
  • Konkurs
  • Zgjedhjet2025
No Result
View All Result
DTV MEDIA
  • Ballina
  • Lajme
  • Sport
  • Showbiz
  • Botë
  • Opinione
  • TV
  • Mish Mash
  • Konkurs
  • Zgjedhjet2025
No Result
View All Result
DTV MEDIA
No Result
View All Result

Para nisjes së sezonit turistik, pranvera sjell turistët e parë në Sarandë

14 Mars 2025
A A
Para nisjes së sezonit turistik, pranvera sjell turistët e parë në Sarandë
Share on FacebookShare on Twitter

Me ardhjen e pranverës po shtohet numri i turistëve të huaj në Sarandë.

Të rinjë, nga Europa dhe jo vetëm po zgjedhin gjithnjë e më shumë bregdetin e jugut shqiptar, për të pushuar. Peisazhin e bukur natyror, si dhe ushqimin përmendin ndër faktorët kryesor, se pse ata zgjedhin Shqipërinë për tu shplodhur.

Ollga dhe Viktoria dy të reja polake e panë Sarandën në internetit, dhe u dashuruan menjëherë me të.

“Jemi nga Polonia, une jam Ollga dhe kjo është shoqja ime Viktoria, kemi ardhur në Sarandë sepse këtu ka pamje të bukura, temperatura të mira dhe duam të kalojmë kohë në këtë pamje të mrekullueshme.”

“Ne e pamë Sarandën në Pinterest, në Tik Tok dhe Instagram, e dashuruam këtë vend, dhe erdhëm për herë të parë në këtë vend. Pëlqyem mëse shumti qytetin, plazhin, dhe natyrën, edhe ushqimi është i shijshëm dhe i lirë. Në këtë kohë çdo gjë është më e lirë sesa në sezon dhe mund të ushqehesh shëndetshëm dhe mirë, më lirë sesa në Itali përshembull ose edhe se në Poloni.”

Ndonëse është fillimi i Marsit, për turistët është mjaftueshëm ngrohtë sa për të shijuar ujin e kristaltë të detit.

“Jam Kuba, unë dua të lahem në det kudo ku shkoj dhe sot është temperaturë e mirë kështu që do ta shijoj detin tuaj. Dje hëngrëm pica shumë të mira këtu. Por mendoj se çmimet mund të jenë edhe më të lira. Do të qëndrojmë 4 ditë sepse do të kthehemi në Tiranë sepse kemi shtëpi atje. Deri tani kam kujtime të mrekullueshme për këtë vend.”

Industria e turizmit në Sarandë, është në përgatitjet e fundit përpara çeljes së sezonit turistik, ndërsa prezenca e turistëve nga të gjitha grupmoshat ka vazhduar të ndihet./abcnews.al/

KATEGORITË

  • Botë (1 150)
  • Drejtësi (1)
  • Ekonomi (5)
  • Konkurs (2)
  • Lajme (13 992)
  • Mish Mash (1)
  • Mish Mash (1)
  • Opinione (11)
  • rajon (4)
  • Showbiz (69)
  • Sport (141)
  • TV (56)
  • Vendore (80)
  • Zgjedhjet 2025 (974)
  • Rreth nesh
  • Reklama
  • Privatësia dhe Politika
  • Contact

DTV MEDIA © 2025 Të gjithat e drejtat e rezervuara. | Developed by: Nestcheap.com

No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
  • Sport
  • Showbiz
  • Botë
  • Opinione
  • TV
  • Mish Mash
  • Konkurs
  • Zgjedhjet

DTV MEDIA © 2025 Të gjithat e drejtat e rezervuara. | Developed by: Nestcheap.com