DTV MEDIA
  • Ballina
  • Lajme
  • Sport
  • Showbiz
  • Botë
  • Opinione
  • TV
  • Mish Mash
  • Konkurs
  • Zgjedhjet2025
No Result
View All Result
DTV MEDIA
  • Ballina
  • Lajme
  • Sport
  • Showbiz
  • Botë
  • Opinione
  • TV
  • Mish Mash
  • Konkurs
  • Zgjedhjet2025
No Result
View All Result
DTV MEDIA
No Result
View All Result

​Përplasjet e fundit, PDK i kundërpërgjigjet Kurtit

13 Janar 2025
A A
​Përplasjet e fundit, PDK i kundërpërgjigjet Kurtit
Share on FacebookShare on Twitter

Partia Demokratike e Kosovës i është kundërpërgjigjur kryeministrit, Albin Kurti, në lidhje me gjuhën ndaj opozitës. Një ditë pasi Kurti në një tubim në Mitrovicë i quajti “zuzarë” opozitarët, zëdhënësi i PDK-së, Blerand Stavileci tha se Kurti në mungesë të platformës konkrete për qytetarët po mallkon të kaluarën.

Në tubimin e mbrëmshëm në Mitrovicë, kryeministri i Kosovës, Albin Kurti u shpreh se opozita e ka vendin më së shumti në opozitë, pasi nuk i shërbyen popullit me nder.

Kurti para mbështetësve të tij mitrovicas, tha se opozita do të plaket në opozitë e do të rrokaten në opozitë. Teksa ka cituar një shprehje të shkrimtarit, Faik Konica ai tha se ata janë nga ana e kombëtare.

Kurti: Opozita do të plaket e rrokatet në opozitë

“Aleanca me perëndimin, partneriteti me perëndimin miqësia me perëndimin përdoret për ta forcuar ushtrinë e kurrë për ta ambalazhuar hajnin apo tradhtinë siç bënë ata që dikur ishin në pushtet e tash janë në opozitë e do të plaken në opozitë, e do të rrokaten në opozitë… Faik Konica ka thënë një shprehje lapidare i ka shumë të tilla por unë përzgjodha një ‘shqiptarët nuk ndahen në ‘Shqiptarët nuk ndahen në të krishterë e në muhamedanë, po ndahen në dy anë: ana e kombëtarëve, në të cilën ka shqiptarë nga të gjitha besimet, dhe ana e zuzarëve.’ Ne jemi nga ana e kombëtarëve“, u shpreh Kurti.

Por, të gjitha këtyre akuza të kandidati për kryeministër nga Lëvizja Vetëvendosje, Albin Kurti iu përgjigjën sot nga Partia Demokratike e Kosovës.

Zëdhënësi i Partisë Demokratike të Kosovës, Blerand Stavileci në një konferencë për medie të hënën, tha se gjuha e ashpër e Kurtit ndaj partive të tjera është si rezultat edhe dështimeve të shumta gjatë mandatit katërvjeçar.

Stavileci: Në mungesë të platformës konkrete për qytetarët, Kurti po mallkon të kaluarën

“Në mungesë të platformave konkrete për qytetarët, pastaj me dështimet e shumta që kanë ndodhur gjatë kësaj kohe. Në një kohë kur qytetarët vuajnë nga mungesa e energjisë nga një arsimim i dobët dhe shumë sfera të tjera që kemi ngecur, kryeministri merret me të kaluarën. Mirëpo kjo nuk është për t’u çuditur sepse ju po e shihni se të njëjtën gjë po e bënë me mediat dhe debatet. Nëse s’ke çfarë për t’iu thënë qytetarëve tuaj që i keni premtuar shumë atëherë ke vetëm një zgjidhje për të ikur apo siç e ka stilin për të mallkuar të kaluarën”, tha ai.

Përndryshe, edhe LDK e AAK kanë qenë të ashpër me akuza ndaj Kurtit dhe qeverisë aktuale.

Fushata zgjedhore ka nisur më 11 janar, ku partitë politike kanë filluar mbajtjen e tubimeve elektorale me qytetarët.

Zgjedhjet parlamentare do të mbahen më 9 shkurt.

KATEGORITË

  • Botë (1 111)
  • Drejtësi (1)
  • Ekonomi (4)
  • Konkurs (2)
  • Lajme (12 016)
  • Mish Mash (1)
  • Mish Mash (1)
  • Opinione (10)
  • rajon (3)
  • Showbiz (67)
  • Sport (133)
  • TV (56)
  • Vendore (80)
  • Zgjedhjet 2025 (439)
  • Rreth nesh
  • Reklama
  • Privatësia dhe Politika
  • Contact

DTV MEDIA © 2025 Të gjithat e drejtat e rezervuara. | Developed by: Nestcheap.com

No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
  • Sport
  • Showbiz
  • Botë
  • Opinione
  • TV
  • Mish Mash
  • Konkurs
  • Zgjedhjet

DTV MEDIA © 2025 Të gjithat e drejtat e rezervuara. | Developed by: Nestcheap.com