DTV MEDIA
  • Ballina
  • Lajme
  • Sport
  • Showbiz
  • Botë
  • Opinione
  • TV
  • Mish Mash
  • Konkurs
  • Zgjedhjet2025
No Result
View All Result
DTV MEDIA
  • Ballina
  • Lajme
  • Sport
  • Showbiz
  • Botë
  • Opinione
  • TV
  • Mish Mash
  • Konkurs
  • Zgjedhjet2025
No Result
View All Result
DTV MEDIA
No Result
View All Result

Mllef qytetar për shtrenjtim të rrymës: Këta nuk janë në tokë të bukës!

16 Mars 2025
A A
Mllef qytetar për shtrenjtim të rrymës: Këta nuk janë në tokë të bukës!
Share on FacebookShare on Twitter

Qasja në informata të klasifikuara në arkivat e policisë, ushtrisë dhe inteligjencës serbe, krahas nisjes së gërmimeve në Batajnicë dhe në Kozhle në territorin e Serbisë, janë kërkesa në të cilat këmbëngul kryesuesi i Komisionit Qeveritar për Personat e Zhdukur, Andin Hoti.

Këto dhe çështje të tjera, Hoti tha se do t’i diskutojë në takim me Përfaqësuesin e Posaçëm për Dialogun Kosovë-Serbi, Peter Sorensen, javën e ardhshme në Prishtinë.

Pasi theksoi se përfaqësuesit e kaluar të BE-së në procesin e dialogut “nuk e kishin në fokus dhe prioritet këtë temë aq sa nevojitet”, ai kërkoi që lehtësuesit e rinj të jenë më të prerë.

“Nëse z. Sorensen dhe znj. Kallas vërtetë do ta kenë vërtetë me rëndësi, me prioritet dhe do ta trajtojnë si çështje humane çështjen e personave të zhdukur. Kjo nënkupton që Serbia nuk mjaftohet me ledhatime, që Serbia nuk mjaftohet më me ato presionet e buta e gati hiç presione ndaj saj, tash e katër vjet, prej 2021 prej kur jemi në Bruksel. Por, Serbia duhet të kushtëzohet”, ka thënë Andin Hoti, Kryesues i Komisionit Qeveritar për Personat e Zhdukur.

Takimi i parë i Komisionit të Përbashkët për Personat e Zhdukur në Bruksel, nën kryesimin e BE-së, i paraparë të mbahej më 15 Janar, kishte dështuar si pasojë e bojkotit nga pala serbe – e cila, dy javë më vonë, bllokoi edhe nën-grupet punuese të ndërmjetësuara nga Kryqi i Kuq.

Derisa sipas Termave të Referencës në gjashtë muajt e parë parashihen takime të rregullta, çdo muaj, katër muaj nga dakordimi në Bruksel, emisari Sorensen synon caktimin e takimit të parë të Komisionit të Përbashkët.

Referuar pengesave dhe zvarritjeve nga pala serbe, Hoti përmendi rëndësinë që BE-ja ta mbajë atë përgjegjëse.

“Në kuadër të Komisionit të Përbashkët, ajo (BE-ja) e ka për obligim të raportojë te 27 shtetet anëtare të BE-së. Po flas ndonjëherë me familjet – kjo prapë nuk do të thotë që kemi rezultat, sepse familjeve u intereson vetëm rezultati. Mirëpo kjo do të thotë që ne jemi një hap para, sepse 27 shtetet anëtare do ta kenë në tavolinën e tyre çështjen e personave të zhdukur të Kosovës dhe për mua besoj se është me rëndësi kjo

çështje”, ka thënë Andin Hoti, Kryesues i Komisionit Qeveritar për Personat e Zhdukur.

Edhe zyra e zëvendëskryeministrit për dialog, Besnik Bislmi, thanë se kanë i kërkuar BE-se të rrisë e presionin ndaj Serbisë, lidhur me këtë temë.

Bashkimi Evropian i konfirmoi Dukagjinit se menjëherë pas vizitës në Prishtinë, Përfaqësuesi i Posaçëm Sorensen do të ftojë në Bruksel takimin e parë të Komisionit të Përbashkët për Personat e Zhdukur./Dukagjini.

KATEGORITË

  • Botë (962)
  • Drejtësi (1)
  • Ekonomi (1)
  • Konkurs (2)
  • Lajme (7 160)
  • Mish Mash (1)
  • Mish Mash (1)
  • Opinione (8)
  • rajon (2)
  • Showbiz (56)
  • Sport (114)
  • TV (54)
  • Vendore (77)
  • Zgjedhjet 2025 (435)
  • Rreth nesh
  • Reklama
  • Privatësia dhe Politika
  • Contact

DTV MEDIA © 2025 Të gjithat e drejtat e rezervuara. | Developed by: Nestcheap.com

No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
  • Sport
  • Showbiz
  • Botë
  • Opinione
  • TV
  • Mish Mash
  • Konkurs
  • Zgjedhjet

DTV MEDIA © 2025 Të gjithat e drejtat e rezervuara. | Developed by: Nestcheap.com