DTV MEDIA
  • Ballina
  • Lajme
  • Sport
  • Showbiz
  • Botë
  • Opinione
  • TV
  • Mish Mash
  • Konkurs
  • Zgjedhjet2025
No Result
View All Result
DTV MEDIA
  • Ballina
  • Lajme
  • Sport
  • Showbiz
  • Botë
  • Opinione
  • TV
  • Mish Mash
  • Konkurs
  • Zgjedhjet2025
No Result
View All Result
DTV MEDIA
No Result
View All Result

Sorensen: Do të shkoj edhe në Beograd dhe do të vlerësoj se ku jemi, dialogu është pikërisht për kompromise

17 Mars 2025
A A
Sorensen flet me Bislimin dhe Petkoviqin, mirëpret ftesat e dy negociatorëve për të vizituar Kosovën dhe Serbinë
Share on FacebookShare on Twitter

I dërguari i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Peter Sorensen, ka theksuar se në takimin me kryeministrin Albin Kurti është diskutuar për mënyrat e avancimit të procesit të dialogut, raporton Ekonomia Online.

Ai e ka cilësuar këtë si një “fillim të mirë”. Pas takimit, Sorensen ka deklaruar në një deklaratë të shkurtër për mediat se procesi i dialogut ka sjellë shumë zhvillime që kërkojnë përpjekje për të punuar mbi to.

“Kemi pasur një bisedë rreth mënyrës se si procesi mund të vazhdojë dhe të ecë përpara, kështu që është një fillim i mirë. Qëllimi, sigurisht, është që procesi të vazhdojë dhe të ecë përpara”, ka thënë Sorensen.

Ai tha se do të shkojë edhe në Beograd dhe sapo t’i zhvillojë bisedat e para me liderët, do të ulet dhe “të vlerësoj ku jemi”.

Sorensen tha se zgjodhi të vijë në Kosovë sa më shpejt, ndërsa i pyetur edhe lidhur me mbylljen e institucioneve paralele të Serbisë në Kosovë, tha se duhet punuar “për t’u siguruar që njerëzit t’i marrin shërbimet në mënyrën më të mirë të mundshme”. “Dhe këtë do të përpiqemi ta bëjmë”, shtoi ai.

Diplomati danez tha se “u takon palëve ta përcaktojnë” nëse nevojitem kompromise apo jo, por shtoi se “dialogu është pikërisht për këtë dhe këtë e kemi bërë që nga viti 2011”.

KATEGORITË

  • Botë (1 150)
  • Drejtësi (1)
  • Ekonomi (5)
  • Konkurs (2)
  • Lajme (14 016)
  • Mish Mash (1)
  • Mish Mash (1)
  • Opinione (11)
  • rajon (4)
  • Showbiz (69)
  • Sport (141)
  • TV (57)
  • Vendore (80)
  • Zgjedhjet 2025 (974)
  • Rreth nesh
  • Reklama
  • Privatësia dhe Politika
  • Contact

DTV MEDIA © 2025 Të gjithat e drejtat e rezervuara. | Developed by: Nestcheap.com

No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
  • Sport
  • Showbiz
  • Botë
  • Opinione
  • TV
  • Mish Mash
  • Konkurs
  • Zgjedhjet

DTV MEDIA © 2025 Të gjithat e drejtat e rezervuara. | Developed by: Nestcheap.com