DTV MEDIA
  • Ballina
  • Lajme
  • Sport
  • Showbiz
  • Botë
  • Opinione
  • TV
  • Mish Mash
  • Konkurs
  • Zgjedhjet2025
No Result
View All Result
DTV MEDIA
  • Ballina
  • Lajme
  • Sport
  • Showbiz
  • Botë
  • Opinione
  • TV
  • Mish Mash
  • Konkurs
  • Zgjedhjet2025
No Result
View All Result
DTV MEDIA
No Result
View All Result

Ish-pjesëtari i sigurimit nga klubi në Koçan: I kam treguar pronarit se po hynin të mitur

17 Mars 2025
A A
Ish-pjesëtari i sigurimit nga klubi në Koçan: I kam treguar pronarit se po hynin të mitur
Share on FacebookShare on Twitter

Ish-pjesëtari i sigurimit nga klubi ku ka ndodhur tragjedia në Koçan të Maqedonisë së Veriut, Blagojço Georgiev ka reaguar pasi që 59 persona mbetën të vdekur dhe mbi 100 persona janë raportuar të lënduar, si pasojë e zjarrit.

Ai ka thënë se gjatë periudhës dy vjeçare, sa ka punuar aty, ka vërejtur shumë parregullsi dhe sipas tij, izolimi i klubit është bërë nga materialet më të lira, dhe njëkohësisht leja e funksionimit ka qenë e dyshimtë.

“Më dhemb shpirti, ka dy vjet që njerëzit e mi e sigurojnë diskotekën. Shefi është i pangopur, s’ka gjë të tillë, aq shumë i do paratë. E di që e gjithë pjesa e brendshme është e veshur me izolimin më të lirë, sfungjerin! Unë kam qenë prezent teksa po e bënin! Dhe tani dikush do të më akuzojë se po e them këtë? Me akuzojnë 60 familje, 30 persona në spital! 5, 16”, ka thënë mes lotësh Georgiev.

Tutje, ish-pjesëtari i sigurimit shtoi se ai e kishte paralajmëruar pronarin se në diskotekë po futeshin edhe persona të mitur.

“I thashë po vijnë fëmijë 15 vjeç, dhe ai më thoshte le t’i lënë për lekët që ne t’i fitojmë. Kush e ka dhënë lejen për atë vrimën e një diskotekaje, kush i ka bërë kontrollet? Unë personalisht kam raportuar se ka pasur një tufë të mitur brenda dhe në fund më rezulton se unë jam problemi. Unë flas për sistemin, jo për individët”, tha ai.

KATEGORITË

  • Botë (1 089)
  • Drejtësi (1)
  • Ekonomi (3)
  • Konkurs (2)
  • Lajme (11 085)
  • Mish Mash (1)
  • Mish Mash (1)
  • Opinione (10)
  • rajon (3)
  • Showbiz (66)
  • Sport (133)
  • TV (56)
  • Vendore (80)
  • Zgjedhjet 2025 (438)
  • Rreth nesh
  • Reklama
  • Privatësia dhe Politika
  • Contact

DTV MEDIA © 2025 Të gjithat e drejtat e rezervuara. | Developed by: Nestcheap.com

No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
  • Sport
  • Showbiz
  • Botë
  • Opinione
  • TV
  • Mish Mash
  • Konkurs
  • Zgjedhjet

DTV MEDIA © 2025 Të gjithat e drejtat e rezervuara. | Developed by: Nestcheap.com