DTV MEDIA
  • Ballina
  • Lajme
  • Sport
  • Showbiz
  • Botë
  • Opinione
  • TV
  • Shpallje
  • Konkurs
  • Zgjedhjet2025
No Result
View All Result
DTV MEDIA
  • Ballina
  • Lajme
  • Sport
  • Showbiz
  • Botë
  • Opinione
  • TV
  • Shpallje
  • Konkurs
  • Zgjedhjet2025
No Result
View All Result
DTV MEDIA
No Result
View All Result

Bislimi takon Sorensenin: Ngrit shqetësimin për përpjekjet e Serbisë për t’i ndalur ndihmat e Kosovës për Luginë të Preshevës

17 Mars 2025
A A
Bislimi takon Sorensenin: Ngrit shqetësimin për përpjekjet e Serbisë për t’i ndalur ndihmat e Kosovës për Luginë të Preshevës
Share on Facebook

Zëvendëskryeministri Besnik Bislimi, në takimin me të dërguarin e Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, ngriti shqetësimin dhe e informoi emisarin Sorensen mbi përpjekjet e autoriteteve serbe për të ndaluar ndihmat financiare të qeverisë së Republikës së Kosovës për shqiptarët në Luginën e Preshevës”, thuhet në njoftimin e Zyrës së Kryeministrit.

Të hënën kryetari i Këshillit Kombëtar Shqiptar, Enkel Rexhepi, ka njoftuar se Ministria për të Drejtat e Njeriut dhe Dialog në Serbi, ka anuluar vendimin e Këshillit për subvencionimin e fermerëve nga Lugina e Preshevës të financuar nga Qeveria e Republikës së Kosovës.

Në takimin Bislimit e Sorensenit thuhet se është biseduar për një sërë temash, siç thuhet, me fokus në rrugën përpara drejt normalizimit të marrëdhënieve në kuadër të procesit të dialogut.

“Zëvendëskryeministri Bislimi theksoi se Marrëveshja Bazike dhe Aneksi i implementimit i Ohrit duhet të zbatohen në tërësi përmes një plani të sekuencimit të drejtë dhe të barabartë mes palëve. Ai vlerësoi edhe qëndrimin publik të Bashkimit Evropian se sjellja e Serbisë në Këshillin e Evropës është shkelje e marrëveshjes”, thuhet në njoftim.

DTV MEDIA

Televizioni DTV është një medium i pavarur që shtrihet në gjithë territorin e Kosovës, përmes platformave kabllore televizive, si dhe në Evropë, Amerikë dhe vendet e tjera të Botës përmes IPTV-ve.
Lëxo më shumë

KATEGORITË

  • Botë (1 537)
  • Konkurs (3)
  • Lajme (21 154)
  • Opinione (36)
  • Showbiz (145)
  • Shpallje (1)
  • Sport (312)
  • TV (70)
  • Zgjedhjet 2025 (1 095)
  • Rreth nesh
  • Reklama
  • Privatësia dhe Politika
  • Contact

DTV MEDIA © 2025 Të gjithat e drejtat e rezervuara. | Developed by: Nestcheap.com

No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
  • Sport
  • Showbiz
  • Botë
  • Opinione
  • TV
  • Shpallje
  • Konkurs
  • Zgjedhjet

DTV MEDIA © 2025 Të gjithat e drejtat e rezervuara. | Developed by: Nestcheap.com