DTV MEDIA
  • Ballina
  • Lajme
  • Sport
  • Showbiz
  • Botë
  • Opinione
  • TV
  • Mish Mash
  • Konkurs
  • Zgjedhjet2025
No Result
View All Result
DTV MEDIA
  • Ballina
  • Lajme
  • Sport
  • Showbiz
  • Botë
  • Opinione
  • TV
  • Mish Mash
  • Konkurs
  • Zgjedhjet2025
No Result
View All Result
DTV MEDIA
No Result
View All Result

Kurti mirëpriti Kryetaren e Komunës së Foçës në Izmir, Saniye Fıçı

18 Mars 2025
A A
Kurti mirëpriti Kryetaren e Komunës së Foçës në Izmir, Saniye Fıçı
Share on FacebookShare on Twitter

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, i shoqëruar nga deputeti nga radhët e komunitetit turk në Kosovë, Enis Kervan, mirëpriti Kryetaren e Komunës së Foçës në Provincën e Izmirit, Saniye Fıçı.

Duke e falënderuar për vizitën, kryeministri Kurti i uroi kryetares Fıçı mirëseardhje në Prishtinë, në Kosovë. Rëndësia e ruajtjes së identitetit kombëtar dhe mbështetja institucionale ndaj nismave për promovimin e identitetit shqiptar në Turqi, ishin tema qendrore të takimit. U trajtua nevoja dhe mundësia për krijimin dhe zgjerimin e kurseve të gjuhës shqipe në Turqi, që përveçse do të ndihmonin në ruajtjen e gjuhës, gjithashtu do të forconin lidhjen me atdheun. Krahas kurseve të gjuhës, u diskutua edhe rreth mundësime për bashkëpunimin në organizimin e ngjarje kulturore, festivaleve dhe programeve universitare.

Kryetarja Fıçı e falënderoi kryeministrin për mikpritjen sot, teksa e uroi për rezultatin e zgjedhjeve të 9 shkurtit. Në korrik të vitit të kaluar, gjatë qëndrimit të tij në Turqi, kryeministri ishte mirëpritur kryetarja Fıçı. Ajo theksoi se vizita e kryeministrit Kurti vitin e kaluar ishte vizita e nivelit më të lartë që kanë pasur.

Saniye Fıçı, me prejardhje shqiptare, është Kryetarja e parë grua e Komunës së Foçës.

KATEGORITË

  • Botë (1 150)
  • Drejtësi (1)
  • Ekonomi (5)
  • Konkurs (2)
  • Lajme (14 063)
  • Mish Mash (1)
  • Mish Mash (1)
  • Opinione (11)
  • rajon (4)
  • Showbiz (69)
  • Sport (143)
  • TV (57)
  • Vendore (80)
  • Zgjedhjet 2025 (975)
  • Rreth nesh
  • Reklama
  • Privatësia dhe Politika
  • Contact

DTV MEDIA © 2025 Të gjithat e drejtat e rezervuara. | Developed by: Nestcheap.com

No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
  • Sport
  • Showbiz
  • Botë
  • Opinione
  • TV
  • Mish Mash
  • Konkurs
  • Zgjedhjet

DTV MEDIA © 2025 Të gjithat e drejtat e rezervuara. | Developed by: Nestcheap.com